E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin: Serbia sa më shpejtë negociatat me Kosovën

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se askush nuk po e vendos Serbinë para dilemës që të zgjedhë Bashkimin Evropian apo Kosovën.
" Unë mendoj se Serbia ka perspektivë të qartë drejtë integrimit në BE", deklaroi Kacin, duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, i cili ka thënë se është vështirë të merret me mend se serbët mund të ndodhen përballë zgjedhjes: anëtarësimi në BE apo Kosova.
Kacin e ka vlerësuar pozitivisht deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiç për dëshirën e Serbisë që sa më shpejtë të fillojë negociatat me Republikën e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›