E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat nën zero, bllokohen fshatrat

Në orët e para të ditës së sotme ka pasur probleme nga ngricat. Rruga Qafë Bualli - Krastë është e bllokur, ndërsa po punohet për të hapur rrugën, por nuk kanë mundur për shkak të trashësisë së borës dhe ngricës. Komunat Lurë, Kalaja Dodës, Selishtë, Oshtrn, Krastë janë të izoluara prej disa ditësh. Po punohet për hapjen e rrugëve rurale për të lidhur me pjesën tjetër të zonës. Fshatrat Tërnova e Madhe dhe e Vogël e komunës Zerqan në Bulqizë, janë të izoluara. Fshatrat janë pothuajse të gjithë të izoluara. Probleme ka ende në komunën Macukull në rrethin e Matit. Në Kukës ende nuk ka asnjë përmirësim, ndërsa temperaturat janë nën zero.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›