Sondazhi: Sarkozi kryeson në raundin e parë, Hollande fiton

Sipas sondazhit të kryer nga “Ifop” për “Europe 1” dhe “Paris Match”, Sarkozi do të fitojë 28.5 % të votave në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahet me 22 prill. Teksa Hollande do të marrë 27%. Zonja Le Pen renditet e treta me 16% teksa i katërti është kandidati i qendrës, Francois Bayrou, me 13 %.
Ky sondazh parashikon që Hollande do të fitojë në raundin e dytë që do të mbahet në maj, me 54.5% të votave, kundrejt 45.5 % që do të marrë Sarkozia.
Ndërkohë, liderja e ekstremit të Djathtë, Marine Le Pen, tha sot se ka siguruar mbështetjen e 500 zyrtarëve të zgjedhur, mbështetje kjo e nevojshme për të mundësuar kandidimin për në zgjedhjet presidenciale.
Kandidatja e Frontit Kombëtar, e cila rendtet e treta në sondazhe, tha javën e kaluar se po lufton për të siguruar mbështetjen e mjaftueshme për t’u future në garën presidenciale, tashmë si kandidate zyrtare.
/Start/F. Prroni/
2012-03-13 14:12