E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin: Statusi i serbëve të veriut si i Tirolit të Jugut

Eurodeputeti Jelko Kacin, raportuesi për Serbinë, thotë se statusi i serbeve të Veriut të Kosovës mund të jetë si ai i Tirolit të Jugut.

“Shihni shembullin e Tirolit të Jugut. Ata kanë policët e tyre, por uniformat që veshin janë italiane. Ata kanë doganat e tyre, por sërish uniformat që veshin janë uniformat e doganës italiane. Pra nevojiten që serbët e Veriut ata tê jenë pjesë e shtetit, tê integrohen. Strukturat paralele në Veri tê Kosovës ekzistojnë pasi ka një shumicë të një minoriteti që i përket një kombi dhe një etnie. Ata kanë tê drejtë për vetqeverisje lokale. Të kesh organe lokale nuk do të thotë të kesh struktura paralele. Atyre do t’ju duhet që tê zgjedhin përfaqêsuesit e tyre lokalë në Kuvendin e Kosovês. Kjo është ajo që kërkojnë ata. Të kërkosh një të drejtë duke u lënë mënjanë, kjo s’është e mjaftueshme. Ajo që kërkon Beogradi për bashkësinë e komunave serbe është legjitime. Në fund të ditës, duhet treguar vullnet për integrim të kësaj pjese të serbve të Veriut”, u shpreh Kacin.

Sipas tij, duhet forcuar roli i minoritetit serb në shoqërinë kosovare. “Përsa kohë ata po vetizolohen , ata dëmtojnë veten e tyre, minoritetin serb; Kosovën dhe Serbinë, madje më shumë Serbinë, sepse Serbia tashmë po bëhet peng i Veriut të Kosovës. Ndaj kemi nevojë për një zgjidhje dhe jam shumë i bindur qê do ketê njê tê tillê. Unë shoh që edhe nga ana e Kosovës ka një vullnet të mirë për të ecur përpara dhe për të interguar serbët e Veriut në një shoqëri kosovare multietnike dhe multikulturore . Kjo është Kosova që do të përshpejtojë integrimin europian, do të hapë negociatat e marrëveshjes së stabilizim asocimit. Kjo është Kosova që meriton liberalizimine vizave . Ky është një shembull që kur ka vullnet, kur ka politkanë dhe burra shtetesh që janë të vendosur, ata mund të arrijnë rezultate për qytetarët e vendit të tyre.”, sqaroi eurodeputeti Kacin.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›