E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvarrosen qindra të varrosur gabimisht

Mbi 18 për qind e 2 000 viktimave të luftës u identifikuan në mënyrë të pasaktë

Gjatë këtij viti do të zhvarroset një përqindje e madhe e 2 000 viktimave të luftës, të cilat ishin varrosur pa iu bërë testi i ADN-së.

Ndër vendet ku dyshohet se janë bërë këto përzierje të eshtrave është edhe rasti i Gjakovës, rasti i Mejës dhe i Çabratit.

Menjëherë pas përfundimit të luftës, rreth 2000 viktima janë varrosur pa iu bërë analiza e ADN-së, ndërsa pritet që me pëlqimin e familjarëve, shumica e tyre të zhvarrosen për t’u vërtetuar edhe një herë.

Sipas të dhënave të institucioneve të Qeverisë, ekziston mundësia që 8 nga 12 raste janë varrosur gabimisht, shkruan/ kosova sot/

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë se këtë vit do të shkohet me një plan të ri, ku do të kontaktohen familjarët dhe të binden në ato raste ku dyshohet se është bërë gabimi në identifikim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›