E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Sauk

Në kulmin e aksioneve për shembjen e banesave pa leje, Bashkia e Tiranës vendos pralelisht të bëjë edhe seleksionimet e inspektorëve. Vala e shkarkimeve të inspektorëve pas 51 të parëve, pritet të prek edhe sektorin e policisë bashkiake.

Drejtori Florenc Hoxha tha se për çdo inspektor është duke u parë puna e tij e shkuar, duke mos dhënë detaje mbi mënyrën e verifikimit të shkeljes apo të nr të personave që do të preken nga ky vendim.
 

Kreu i policisë bashkiake ishte i pranishëm në aksionin për shëmbjen e ndërtimeve pa leje në periferi të Tiranës, në hyrje të Sanatoriumit. Në këtë zonë te quajtur nga Hoxha si problematike, ndërhyrja e parë u bë në 2 banesa.
 

Hoxha tha gjithashtu se gjatë aksioneve të policisë bashkiake janë evidentuar 200 ndërtime pa leje vetëm në Tiranë në të cilat do të procedohet me shembjen e kateve shtesë të palegalizuar ose shembjen e të gjithë banesës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›