E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin përshëndet vendimin e KE-së për Kosovën

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën.

Përshëndes vendimin e Këshillit për të filluar negociatat për MSA me Kosovën. Ky lajm me rëndësi të madhe për gjithë rajonin vjen fill pas ratifikimit të Marrëveshjes së Brukselit në Parlamentin e Kosovës, me të cilin liderët politikë të këtij vendi edhe njeherë nënvizuan se ndërmjet koalicionit qeverisës dhe pjesës më të madhe të opozitës ekziston një koncensus i fortë në lidhje me qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, theksohet në deklaratën e Kacinit.

Më tej eurodeputeti slloven thekson se megjithë veprimin jodemokratik të një pjese të opozitës gjatë debatit për ratifikimin, ky imazh pozitiv i Kosovës nuk është minuar.

Liderët e Maqedonisë, si dhe të Bosnje Hercegovinës, e cila nuk njeh dokumentet e udhëtimit të Kosovës, kanë shumëçka për të mësuar nga ky shumbull i suksesshëm. Kosova do të bëhet anëtare e asociiuar e BE-së me përfundimin e MSA, gjë që do të jetë një nxitje shtesë për rimëkëmbjen ekonomike dhe të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon, përfundon deklaratën Jelko Kacin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›