SHBA i kerkon Serbise heqjen e strukturave paralele
Perfaqesuesja e Delegacionit te Shteteve te Bashkuara ne OSBE, Nida Gelazis ka kerkuar nga Serbia qe t'i shperbeje strukturat paralele ne veriun e banuar me shumice serbe ne Kosove. Ajo ka bere keto komente gjate nje takimi te grupit punues te OSBE-se ne Vjene, mbi zbatimin e te drejtave te njeriut, ne vecanti te pakicave. Perfaqesuesja amerikane, ka thene se Kosova edhe pse nuk eshte anetare e OSBE-se, duhet te zbatoje perkushtimet e OBSE-se per mbrojtjen e minoriteteve. Qeveria e Kosoves, ka thene ajo, duhet te vazhdoje, qe te adresoje ne praktike shqetesimet e serbeve te Kosoves, romeve dhe komuniteteve tjera pakice.
Gelazis, e ka quajtur hap pozitiv hapjen e zyres administrative ne veri te Mitrovices. "Eshte thelbesore per Serbine, e cila gjendet ne kete tavoline, qe t'i jape fund institucioneve paralele ne veri te Kosoves. Keto institucione e minojne sundimin e ligjit dhe ofrojne baze per mospajtim mes shqiptareve te Kosoves dhe te tjereve, ne vecanti te serbeve, qe deshirojne te bashkepunojne me institucionet legjitime te Kosoves", ka thene ajo, duke potencuar si te papranueshem, pengimin e sundimit te ligjit nga ana e zyrtareve serbe ne veri.
"Ne vitin e kaluar eshte pare nje vazhdim i pengimit te autoritetit te ligjshem ne veri te Kosoves, perfshire aktet e dhunshme dhe retoriken nxitese te zyrtareve serbe, qe kane kercenuar me 'reciprocitet' per veprimet e ligjshme dhe profesionale te forcave paqeruajtese. Kjo duhet te ndalet", - ka thene perfaqesuesja amerikane ne OSBE.