Kadare: Gjirokastra, një mrekulli
Nuk do që ta shoqërojnë autoritete, kamera e blice. Duket qartë se dëshiron ta shijojë plotësisht këtë çast të rrallë për të dhe për një rreth të vogël miqsh që e shoqërojnë në këtë vizitë, të cilën atij i pëlqeu ta quante "tërësisht private". Teksa Kadare zbret nga makina paksa i lodhur nga rruga e gjatë dhe e vështirë Tiranë - Gjirokastër, në dalje të Sokakut të të Marrëve, përfund lagjes Palorto, befas bëhet entuziast. Rrudhave vertikale në mes të ballit të gjerë u shtohen disa rrudha vertikale në të dy cepat e syve. Fytyra çelet, ndërsa sytë poshtë xhamave zvogëlohen. Buzëqesh dhe menjëherë fton kameramanin dhe gazetarin e televizionit francez "Arte", bashkëshorten Helenën dhe botuesin e tij, Bujar Hudhri. Qesh dhe u tregon me dorë. "Ja, ky është Sokaku i të Marrëve. Fantastik. Diku ka një degëzim të vogël dhe ndoshta më të bukur se kaq. Kjo është shtëpia e Torove, e mbaj mend. Janë bërë shumë ndryshime dhe nuk po orientohem me sokakun tonë".
Në bisedë e sipër, kameramani francez i ka vënë ndërkohë mikrofonin në jakën e xhaketës dhe pastaj nis të regjistrojë gjithçka nga fjalët, lëvizjet dhe gjestet e pazakonta për Kadarenë. Po u afrohej gurëve të shtëpisë së tij në restaurim. Fytyra e shkrimtarit edhe një herë ndryshoi. "Më pëlqen të të prezantoj fillimisht me këtë rrugë fantastike. Këtu i thonë Sokaku i të Marrëve. Shpesh disa miq më ngacmojnë. Ma përsërisin se në krye të këtij sokaku është shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa në fund të tij është shtëpia e Kadaresë. Luajnë me faktin që kemi jetuar në skajet e së njëjtës rrugë. Kështu është vërtet", i tregon Kadare gazetarit francez Pierre Oliver François. Kadare ecën ngadalë, duke hedhur vështrimin në të dyja anët e sokakut të ngushtë. Duke u afruar pranë portës së harkuar të shtëpisë së tij, nis e rrëfen copëza kujtimesh. Komunikon herë në shqip me arkitektin gjirokastrit Agron Doraci, një fqinj i tij dhe njëkohësisht njeriu që po realizon projektin për rikonstruksionin e shtëpisë së Kadaresë dhe herë në frëngjisht me gazetarët e televizionit francez "Arte", të cilët po realizojnë për shkrimtarin tonë një film dokumentar. "Ja, këtu, në këta gurë kam kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe adoleshencën time. Kjo është një nga portat, ne hynim nga tjetra. Ka qenë shtëpi shumë e madhe. Nuk jam shumë i sigurt për vitin e ndërtimit. Agron të lutem më ndihmo, ti je marrë gjatë me historinë e kësaj shtëpie, kur është ndërtuar?" - pyet Kadare. Sipas arkitektit, në një prej harkadeve të kameries, restauruesit kanë gjetur një gur shtufi të zi në formë trekëndëshi, në të cilën ishte gdhendur një mbishkrim që përmbante numrin 1799. "Nuk jam fort i sigurt nëse ky vit përkon me përfundimin e ndërtimit të shtëpisë, apo i ndërtimit të pjesëve shtesë të saj. Por, nëse viti është i shprehur sipas kalendarit arab islamik, atëherë shtëpia duhet të jetë ndërtuar shumë më herët se viti 1799", shpjegon arkitekti, duke nxjerrë nga një kamare pllakën e gurit të fshehur.
Kadare lëviz i malluar nëpër kamerien me harkade. Hedh sytë ngado dhe ngazëllehet si rrallëherë. "Shikoni, shikoni se ç‘pamje e mrekullueshme. Fantastike fare: kalaja sipër, fusha e Gjirokastrës dhe mali i Lunxhërisë përballë, malet e tjera nga veriu. E pabesueshme! Vërtet një mrekulli, e kisha harruar këtë pamje magjike", thotë me vështrimin mbi gjithçka që e rrethon në shtëpinë e të parëve të tij. Kadarenë nuk e mahnit vetëm pamja që shpaloset në tri anët e shtëpisë së tij, por edhe vetë banesa monumentale e kthyer tashmë në identitet nga ana arkitekturore, por, gjithsesi, në ndërtim e sipër. Hyn në dimëroren e katit të parë. Shikon muret e trashë të gurit. I afrohet njërës prej dritareve. "Çudi!? Kaq të kenë qenë këto mure. Më janë dukur më të trashë. Më kujtohet që futesha brenda kësaj dritareje dhe shkruaja fshehtas i mbyllur brenda kanateve prej druri të saj", flet si me vete njeriu, që ka nisur të gërmojë e prekë një nga një kujtimet e fëmijërisë. Qëndron në dimëroren dhe rrok me vështrim atë që i kap syri te salloni 4 metra i lartë, 8 metra i gjatë dhe 5 metra i gjerë. "Më kujtohet që dimërorja ishte e shtruar me ca gurë të errët ngjyrë gri. Vërtet gurë, por tepër të ngrohtë. Dimërorja ishte e ngrohtë në dimër dhe e freskët në verë. Ishte një kondicioner i vërtetë, ndaj rrinim këtu edhe në dimër, edhe në verë", tregon Kadare. Pastaj ndalet e vështron pusin, sterën, musllukun, hambarin e zahireve të dimrit. Vazhdimisht kërkon me sy diçka. I drejtohet sërish arkitektit. "Diku këtu ka qenë një sterë e thellë, ndoshta edhe 5 metra poshtë themeleve. Ishte burgu i familjes. Kam shkruar për të një herë. Ka qenë shumë i frikshëm për mua ai vend". Ai gjen më në fund hyrjen e vendit të tmerrshëm, që në familjen e tyre i thoshin burgu i fajtorëve.
- A jeni ndëshkuar ndonjëherë për të provuar burgun!? E pyet një nga të pranishmit. "Unë kurrë, asnjëherë. Por tmerrohesha prej tij. Më kanë treguar prindërit se aty ishte futur vetë për vetëndëshkim një nga stërgjyshërit e mi. Ai kishte bërë një mëkat dhe u var me litar deri në fund të gropës-burg dhe qëndroi aty i vetëndëshkuar derisa e tërhoqën familjarët", rrëfen Kadare i magjepsur në shtëpinë e tij. Më burrërori ishte gjyshi, emrin e të cilit mbaj unë. Ismail Kadareja i parë thonë se ishte i rëndë. Vishej me veshje karakteristike. Nuk jam shumë i sigurt për kohën, por sikurse më ka treguar Aneja, në kohën e tij shtëpia jonë u kthye në Hyqymet, diçka si bashkia e sotme. Me siguri në atë kohë duhet të jenë bërë disa ndryshime në arkitekturën e saj, gjurmët e të cilave i kanë kapur tani vonë restauruesit. Janë disa kamare, dyer e dritare të rizbuluara që unë nuk i mbaj mend të kenë qenë. Me sa duket kanë qenë të mbuluara nga suvatë dhe ndërtimet e mëvonshme". Ndërsa prek gurët dhe kujtimet, herë pas here Kadare drejtohet vetë nga kamera dhe u shpjegon gazetarëve francezë histori e çudi të qytetit të vendlindjes së tij. "Shumë nga njerëzit e qytetit janë personazhet e romaneve. Ca gëzoheshin, të tjerë më bënin armik personal të tyre, si Fotaq Kekezi. Është qytet fantastik. Gjithmonë ka diçka për të të dhënë. Pastaj shkrimtari dhe bashkëshortja e tij ngjisin shkallët e gurta për në katin e dytë. Në odajashtë vjen një befasi për Kadarenë. Pjesëtarët e një grupi polifonik që ishin fshehur në odajashtë nisin një këngë të vjetër gjirokastrite. Shkrimtari habitet. Ǒka sokaku që gjëmon…. Surpriza i pëlqeu shumë shkrimtarit, habiti bashkëshorten e tij dhe hutoi krejt gazetarët francezë që nxituan të fotografojnë burrat e polifonisë të veshur me rroba kombëtare, fustanella, jelekë e tirqe. Burrat e mbledhur kokë më kokë i dhanë dorën bashkëqytetarit të tyre të shquar, por këngën nuk e ndërprenë për asnjë çast. Ndërkaq, gratë e familjeve fqinje kishin sjellë qelqet me raki.
- Ti Ismail nuk luaje shumë, sikur nuk e kishe shumë qejf futbollin, i drejtohet një nga bashkëmoshatarët.
- E ke gabim. Kam luajtur, dhe shumë. Më fliste gjithmonë nëna. I tregonte Memeja e Shametajve dhe unë pastaj e shaja Memenë. Më kujtohet kjo është shtëpia e Muzafer Xhaxhiut. Kjo këtu kishte një grua. Më duket Dede Kadëna quhej. Këtej ishte shtëpia e Kako Pinos.
Për më shumë se dy orë shkrimtari u soll brenda mureve të shtëpisë në restaurim. Nuk i bëjnë këmbët të largohet. Sillet në çdo dhomë e skutë të saj. Vetëm nata dhe mungesa e ndriçimit elektrik mundën "ta përzënë" Kadarenë nga shtëpia e tij.
Shumë fjalë, kujtime, histori, detaje. Gazetarët francezë nuk donin të humbitnin asnjë detaj e fjalë. "Ne mund të realizonim një dokumentar nga Franca, por kurrsesi nuk mund të realizonim këto plane fantastike gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe sidomos në vendlindje në Gjirokastër", u shpreh gazetari francez, Pierre Oliver François.