Kadare: Letërsia e sotme nuk po shteron
Autografe të shumtë.
Shkëmbime fjalësh,
buzëqeshjesh dhe një
shtrëngim duarsh me
shkrimtarin Ismail Kadare. Prania
e tij në stendën e "Onufrit" ka
qenë rasti që shumë adhurues
ta takojnë nga afër. Kadare ka
nënshkruar jo vetëm romanin e
tij më të fundit "Darka e gabuar",
por edhe vëllime të kolanës së
veprës së tij të plotë. Ndërsa
Kadare ka thënë disa fjalë për
botimin e fundit, letërsinë dhe
realitetin sot.
Lexuesi ka marrë në duar
romanin tuaj të fundit. I jeni rikthyer
një ngjarje reale në Gjirokastrën
e para shumë viteve...
Është më tepër se një roman.
Është një histori e vërtetë, një
darkë e dëgjuar, e menduar,
stërmenduar, e gjykuar dhe e
diskutuar për një kohë tepër të
gjatë. Ka brenda një enigmë të pa
zbërthyer. Por nuk mbetet vetëm
në një histori të thjeshtë. Ka diçka
universale.
Ju flisni edhe me emra konkretë.
I përqaseni historikisht
kësaj ngjarjeje?
Po, ka disa personazhe realë,
emra konkretë, emra familjesh.
Dashje pa dashje ka edhe një
prekje në histori. Kjo darkë nuk
është një marrëveshje, por prek
disa probleme që vazhdojnë të
diskutohen edhe sot.
Kishte kohë që ju ngacmonte
kjo ngjarje?
Nganjëherë po.
Botimi i librit në këtë kohë, ka
një qëllim apo lidhje me ndonjë
rrethanë të caktuar?
Jo, nuk pati rrethana të veçanta
që të më kushtëzonin. Ishin
rrethanat letrare, ato që kanë
të bëjnë me një ligj artistik që e
sollën në këtë kohë.
"Darka e gabuar" është
shkruar mes Durrësit e Luganos
në Francë. Si ka qenë ky proces
krijues?
Ka qëlluar që unë ta shkruaj në
këto vende. Ndonjëherë autorët
i shënojnë vendet, ndonjëherë
edhe jo. Unë, jo gjithmonë i kam
shënuar. Ndoshta diçka tregon.
Për subjektin tuaj më të fundit
jeni kthyer shumë vite pas. A
ka në vitet pas ‘90-ës tema që do
të ngacmonin shkrimtarët?
Gjithmonë. Nuk ka ndodhur
ndonjë ndryshim në tema, në
kohë apo atmosfera. Letërsia i
zgjat duart kudo. Mund të shkojë
1000 vjet para, por edhe 1000 vjet
në të ardhmen.
Ju do të zgjidhni një subjekt
nga këto vite?
Në mendje e kam. Besoj se
po.
A ka një shterje në letërsinë e
sotme? Po ta krahasojmë me atë
të realizmit socialist?
Nuk mendoj se ka shterje.
Letërsia po zhvillohet me ritme
normale, me anën e mirë dhe të
keqe të saj. As nuk mund të ankohemi
dhe as nuk mund të ngazëllehemi.
Letërsia e mëparshme
është zhvilluar në një periudhë
të gjatë. Duhet të kalojë një farë
kohe për ta gjykuar.
Po shkruani shumë këto kohë.
Ndjeheni i mbushur?
Unë nuk e përdor fjalën i
"mbushur apo i plotë" për të
përshkruar këtë gjendje, por
jam dakord. Padyshim është një
kënaqësi.
Libri juaj "Aksidenti" më së
pari është botuar në frëngjisht
pa ardhur në shqip. Pse kjo
zgjedhje?
Nuk ka ndonjë arsye, thjesht
qëlloi që të botohej në Francë.
Nesër (sot) udhëtoni drejt Gjirokastrës.
Çfarë ndjeni sa herë që
ktheheni atje?
Kam shkuar rrallë, kështu që
nuk kam ndonjë të drejtë të flas
shumë për këtë gjë. Kam disa
vite pa shkuar dhe do të udhëtoj
për atje.
Sapo keni përfunduar një tur
takimesh me publikun gjerman.
Shumë autografe, diskutime, kureshtje...
Çfarë gjendje i krijojnë
këto shkrimtarit?
Ndjehet siç duhet të ndjehet
normalisht një shkrimtar. Ai ka
nevojë të ketë përkitje me lexuesin.
Është një lumturi që njihet
me të, por edhe një mërzi kur nuk
shkon si duhet.
Sa kohë po i kushtonit librit
më të fundit që keni në dorë?
Kjo varet nga libri. Zakonisht
nuk shkruaj as shumë shpejt, as
shumë ngadalë. Nuk jam si ata
që shkruajnë një faqe në ditë,
por jo dhe nga ata që shkruajnë
10 faqe.
Një botim luksoz do të përmbledhë
gjithë veprën tuaj të
shkruar deri më sot. E ndjetë të
nevojshme?
Është një dëshirë natyrale
e shkrimtarit që të mos e ketë
veprën e tij të keqpërdorur nga
botimet e shumta, ta ketë të
përmbledhur dhe këtë proces ta
realizojë vetë e jo të mbetet në
dorë të të tjerëve. Disa shkrimtarë
e kanë këtë mundësi, disa
jo. Unë kam pasur fatin që më
është dhënë kjo mundësi dhe e
kam bërë.
Ju ngacmon realiteti që jetojmë
sot?
Ndoshta, nuk jam i sigurt.
Shkëmbime fjalësh,
buzëqeshjesh dhe një
shtrëngim duarsh me
shkrimtarin Ismail Kadare. Prania
e tij në stendën e "Onufrit" ka
qenë rasti që shumë adhurues
ta takojnë nga afër. Kadare ka
nënshkruar jo vetëm romanin e
tij më të fundit "Darka e gabuar",
por edhe vëllime të kolanës së
veprës së tij të plotë. Ndërsa
Kadare ka thënë disa fjalë për
botimin e fundit, letërsinë dhe
realitetin sot.
Lexuesi ka marrë në duar
romanin tuaj të fundit. I jeni rikthyer
një ngjarje reale në Gjirokastrën
e para shumë viteve...
Është më tepër se një roman.
Është një histori e vërtetë, një
darkë e dëgjuar, e menduar,
stërmenduar, e gjykuar dhe e
diskutuar për një kohë tepër të
gjatë. Ka brenda një enigmë të pa
zbërthyer. Por nuk mbetet vetëm
në një histori të thjeshtë. Ka diçka
universale.
Ju flisni edhe me emra konkretë.
I përqaseni historikisht
kësaj ngjarjeje?
Po, ka disa personazhe realë,
emra konkretë, emra familjesh.
Dashje pa dashje ka edhe një
prekje në histori. Kjo darkë nuk
është një marrëveshje, por prek
disa probleme që vazhdojnë të
diskutohen edhe sot.
Kishte kohë që ju ngacmonte
kjo ngjarje?
Nganjëherë po.
Botimi i librit në këtë kohë, ka
një qëllim apo lidhje me ndonjë
rrethanë të caktuar?
Jo, nuk pati rrethana të veçanta
që të më kushtëzonin. Ishin
rrethanat letrare, ato që kanë
të bëjnë me një ligj artistik që e
sollën në këtë kohë.
"Darka e gabuar" është
shkruar mes Durrësit e Luganos
në Francë. Si ka qenë ky proces
krijues?
Ka qëlluar që unë ta shkruaj në
këto vende. Ndonjëherë autorët
i shënojnë vendet, ndonjëherë
edhe jo. Unë, jo gjithmonë i kam
shënuar. Ndoshta diçka tregon.
Për subjektin tuaj më të fundit
jeni kthyer shumë vite pas. A
ka në vitet pas ‘90-ës tema që do
të ngacmonin shkrimtarët?
Gjithmonë. Nuk ka ndodhur
ndonjë ndryshim në tema, në
kohë apo atmosfera. Letërsia i
zgjat duart kudo. Mund të shkojë
1000 vjet para, por edhe 1000 vjet
në të ardhmen.
Ju do të zgjidhni një subjekt
nga këto vite?
Në mendje e kam. Besoj se
po.
A ka një shterje në letërsinë e
sotme? Po ta krahasojmë me atë
të realizmit socialist?
Nuk mendoj se ka shterje.
Letërsia po zhvillohet me ritme
normale, me anën e mirë dhe të
keqe të saj. As nuk mund të ankohemi
dhe as nuk mund të ngazëllehemi.
Letërsia e mëparshme
është zhvilluar në një periudhë
të gjatë. Duhet të kalojë një farë
kohe për ta gjykuar.
Po shkruani shumë këto kohë.
Ndjeheni i mbushur?
Unë nuk e përdor fjalën i
"mbushur apo i plotë" për të
përshkruar këtë gjendje, por
jam dakord. Padyshim është një
kënaqësi.
Libri juaj "Aksidenti" më së
pari është botuar në frëngjisht
pa ardhur në shqip. Pse kjo
zgjedhje?
Nuk ka ndonjë arsye, thjesht
qëlloi që të botohej në Francë.
Nesër (sot) udhëtoni drejt Gjirokastrës.
Çfarë ndjeni sa herë që
ktheheni atje?
Kam shkuar rrallë, kështu që
nuk kam ndonjë të drejtë të flas
shumë për këtë gjë. Kam disa
vite pa shkuar dhe do të udhëtoj
për atje.
Sapo keni përfunduar një tur
takimesh me publikun gjerman.
Shumë autografe, diskutime, kureshtje...
Çfarë gjendje i krijojnë
këto shkrimtarit?
Ndjehet siç duhet të ndjehet
normalisht një shkrimtar. Ai ka
nevojë të ketë përkitje me lexuesin.
Është një lumturi që njihet
me të, por edhe një mërzi kur nuk
shkon si duhet.
Sa kohë po i kushtonit librit
më të fundit që keni në dorë?
Kjo varet nga libri. Zakonisht
nuk shkruaj as shumë shpejt, as
shumë ngadalë. Nuk jam si ata
që shkruajnë një faqe në ditë,
por jo dhe nga ata që shkruajnë
10 faqe.
Një botim luksoz do të përmbledhë
gjithë veprën tuaj të
shkruar deri më sot. E ndjetë të
nevojshme?
Është një dëshirë natyrale
e shkrimtarit që të mos e ketë
veprën e tij të keqpërdorur nga
botimet e shumta, ta ketë të
përmbledhur dhe këtë proces ta
realizojë vetë e jo të mbetet në
dorë të të tjerëve. Disa shkrimtarë
e kanë këtë mundësi, disa
jo. Unë kam pasur fatin që më
është dhënë kjo mundësi dhe e
kam bërë.
Ju ngacmon realiteti që jetojmë
sot?
Ndoshta, nuk jam i sigurt.