E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni, a ka shanse të jetë një Bretton woods II?

Shpesh krizat e mëdha
botërore janë momenti i ri
formatimit të hartave, apo
reflektimit të zhvendosjeve në
balancat e pushtetit. Së pari, një
krizë konfirmon se tendencat e
aplikuara deri në atë moment
nuk funksionojnë më dhe se të
tjera janë në lindje e sipër. E tillë,
në rastin konkret në botë, është
zhvendosja e pushtetit që po
ndodh nga Perëndimi në Lindje
të Planetit. Së dyti, një krizë
mund të japë një shtysë të madhe
për reformat e parashikuara
për t‘u realizuar pas një kohe relativisht
të gjatë. Konkretisht, kjo
krizë financiare mund të rishikojë
gjithë arkitekturën financiare që
u diskutua këtë fundjavë në
Uashington. Së treti, duke iu
referuar gjithmonë situatës aktuale,
ka reagime emergjence instinktive,
sipas disave, të
përkohshme, por që mund të
sjellin riformatimin e skakierës së
shahut për vitet që do të vijnë të
tilla, si nxitimi për të shtetëzuar
disa nga bankat Perëndimore.
Sigurisht që nxjerrja e përfundimeve
të prera në këtë pikë, me
krizën ekonomike që është ende
larg përfundimit, është një ndërmarrje
e rrezikshme. Por disa detaje
meritojnë një ekzaminim më
të hollësishëm. Së pari, a është e
vërtetë që balanca e pushtetit po
zhvendosët në Lindje? Kjo është
një çështje që ka qenë pjesë e
shumë debateve të bëra së fundi
në tryezat financiare e diplomatike.
Përfundimi i përgjithshëm
është: po. Azia është një kontinent
që po përjeton ngritje dhe
gabimet ekonomike të SHBA dhe
Evropës kanë nxjerrë në pah
brishtësinë e sistemin bankar
perëndimor dhe dobësinë e
ekonomive perëndimore. Në
gjithë këtë krizë, më pak të prekura
ka qenë dhe India. Edhe pse
kërkesa për mallra kineze ka rënë,
ekonomia e saj super e madhe
është ende një motor shumë i fuqishëm.
Pyetja që shumëkush ka
bërë gjatë kësaj fundjave është: sa
është e mundur që liderët e G20
të krijojnë një strukturë reformash
të reja për drejtimin institucioneve
financiare botërore?
Ka pasur shumë përfolje për një
"Bretton Ëoods II" një vizion për
një sistem të ri financiar të nxitur
më së shumti nga Kryeministri
britanik, Braun. Është e vërtetë se
ka një mirëkuptim mes vendeve
për të arritur mënyrat parandaluese
për një recesion botëror dhe
për krijimin e rregullave të reja
ndërkombëtare, por liderët e G20
sjellin në tryezë, gjithashtu, edhe
një sërë diferencash e kontradiktash
e sidomos realitetesh
të ndryshme. Një ndër to është
edhe kalimi i shumë institucioneve
financiare nga pronësia private
në ato shtetërore. A është
vërtet e mundur një reformim i
madh? A është kriza ekonomike
aktuale mjaftueshëm e rëndë sa
për të shkaktuar ndryshime e
transformime të mëdha? Evropianët
thonë se janë të bashkuar në
thirrjen për një transparencë më
të madhe dhe qeverisje financiare
globale. Por këtu kemi një çarje
mes francezëve që kërkojnë një
mbikëqyrje globale të transaksioneve
financiare dhe qeverive
anglo-saksone përfshi Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, që kanë
frikë se shtimi i kontrollit do të
dëmtonte mekanizmat e funksionimit
të tregut të lirë. E ndërsa
iniciativa të tilla janë shumë të
vështira që të absorbohen nga
G20, Reformimi i G8 është shumë
më i mundshëm. Për t‘u ndërmarrë
ndryshime të mëdha strukturore
duhet që në fillim të ristrukturohen
organizmat ndërkombëtarë
që do të kryejnë këto
ndryshime. Dhe kjo do kohë dhe
mbi të gjitha është sfida e vërtetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›