Një dokumentar francez për shkrimtarin
Teksa Kadare pret lexuesit, një kamera
regjistron gjithçka ndodh. Shkëmbime
fjalësh, një qeshje apo deri në
detaje të imëta të mimikës. Janë gazetarët
e televizionit
francez "Arte", të
cilët po realizojnë
një fi lm dokumentar
për shkrimtarin
shqiptar. Mund ta
kishin takuar edhe
në Francë, por për
ta ishte shumë
interesante që ta
ndiqnin në udhëtimin e tij drejt Shqipërisë.
Mes shumë portrete njerëzish të
famshëm, që kanë realizuar deri më sot,
do të jetë edhe shkrimtari Ismail Kadare.
"Ne kemi menduar një kohë të gjatë
për realizimin e këtij dokumentari. Ishte
interesante ta ndiqnim atë në vendin e
tij. Përmes letërsisë së tij, ai e vendos
në hartë, krijon ose rikrijon një vend që
nuk është shumë i njohur", shprehet
gazetari Pierre Oliver François. Bashkë
me Kadarenë, ata do të udhëtojnë drejt
Gjirokastrës. Prania e tij në Panair, i ka
ndihmuar të kuptojë marrëdhënien me
lexuesit. "Ai duket shumë miqësor. Unë
nuk di shqip, por mënyra se si fl et duket
e afërt. Është interesante edhe që gazetarët
presin për një fjalë të tij", shprehet
Pierre. Dokumentari mund të përfundojë
në dy muaj.