E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modern Talking mbyllin fushaten ne Tirane

Kenga "Win the Race", pasi ka bere xhiron e saj ne te gjithe Shqiperine, si kenge simbol e fushates se Partise Demokratike, do te kendohet live te premten ne Tirane nga grupi legjendar Modern Talking. Modern Talking, do te jene pikerisht te ftuarit speciale te mitingut qe do te organizohet ne daten 26 qershor ne oren 19:30 ne sheshin "Skenderbej" ne mbyllje te fushates elektorale te Partise Demokratike. Ne kete mbremje, te gjithe shqiptaret do te kene mundesi te ndjekin nga afer dhe te degjojne live kenge te kenduara nga ky grup legjendar. Modern Talking, grupi me i njohur gjerman i fund viteve '80, u formua rastesisht ne Berlin ne vitin 1984 nga kompozitori dhe producenti Dieter Bohlen. Se bashku me mikun e tij Thomas Anders ata formuan nje ekip te pamposhtur te cilet fituan suksesin qe ne kengen e pare te tyre "You`re my Heart, you`re my Soul", realizuar ne vitin 1984.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›