E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike si vizion per shoqerine

/ /

NgaNERITAN SEJAMINI

Ne ditet e sotme me shume se asnjehere me pare eshte ndezur debati mbi rolin e tregut dhe te qeverise ne shoqeri. Kriza financiare boterore ngriti nje uragan kunder tregut te lire kunder ideve te Smithit Hayekut e Fridmanit kunder vete sistemit kapitalist. Por tani qe moti eshte qetesuar nen driten e gjykimit te ftohte po behet gjithnje e me e qarte se me shume se nga tregu i lene jashte kontrollit kriza ekonomike u nxit nga nderhyrje te gabuara dhe shpesh te panevojshme te qeverive nderhyrje te mbeshtetura ne nje mase te madhe ne vizione hibride dhe ide te shartuara mbi tregun dhe shtetin.
Pikerisht moskuptimi i rolit te tregut dhe lirise ekonomike nga njera ane dhe i pasojave negative qe shoqerojne cdo nderhyrje te shtetit nga ana tjeter ka qene nje nga problemet serioze me te cilin jane ndeshur shoqerite dhe vendet e ndryshme ne historine e tyre te zhvillimit. Ky problem eshte vecanerisht i mprehte ne shoqerine shqiptare ne te cilen ekziston ende nje boshllek i ndjeshem ne fushen e njohjes dhe debatimit te koncepteve dhe ideve te lirise ekonomike dhe rolit te shtetit ne shoqeri. Ky boshllek eshte i pranishem ne sistemin tone arsimor ne fushat akademike dhe studimore ne media ne shoqerine civile dhe ndoshta me shume ne politike. Si rezultat idete e lirise ekonomike gjejne pak hapesire ne shoqerine dhe opinionin tone popullor. Idete dhe vizionet ne kete drejtim jane pergjithesisht siperfaqesore mekanike dhe jo rralle here dogmatike.
Ne Esene mbi Kriticizmin Aleksander Pope thote
Pak njohuri eshte gje e rrezikshme.
Rri larg burimit te dijes nese pak do me pi
Se ujerat e ceketa e helmojne trurin
Vec ujerat e thella na kthjellojne perseri.
Njezet vjet mbas renies se komunizmit besoj se me ne fund ka ardhur koha qe ashtu sic keshillon Pope te mos ushqehemi me ne pellgjet e ceketa te citimeve dhe recitimeve mekanike por te zhytemi ne detin e thelle te studimit reflektimit dhe diskutimit serioz te ideve dhe mendimeve mbi lirine ekonomike dhe rolin e shtetit ne shoqeri. Jam i bindur se Fondacioni per Liri Ekonomike mund dhe do jape nje kontribut te vyer ne kete drejtim.
Komenti i dyte ka te beje me nevojen per nje veshtrim te gjere te ideve te lirise ekonomike. Ekonomia e lire eshte mbi te gjitha nje vizion mbi shoqerine ndaj idete e konkurrences se lire nuk duhet te kuptohen te kufizuara vetem ne lemin ngurtesisht ekonomik. Idete ne te cilat mbeshtetet vizioni i lirise ekonomike jane jo me pak te vlefshme ne aspektet joekonomike te shoqerise ndaj ato duhet te sherbejne per krijimin e nje vizioni mbi gjithe sistemin tone ekonomik shoqeror dhe politik. Ne thelb liria ekonomike presupozon konkurrencen e lire njeriun e lire qe me aftesite e tij konkurron per realizmin e ambicieve dhe qellimeve te veta. shte pikerisht kjo konkurrence qe ben te mundur novacionin perparimin zhvillimin ne cdo fushe dhe ne cdo shoqeri permes triumfit dhe ruajtjes se asaj qe eshte me eficiente dhe qe u sherben me mire nevojave individuale dhe shoqerore duke lene pas ate qe nuk u pergjigjet sa duhet dhe si duhet ketyre nevojave. Ky eshte sistemi qe ben te mundur me mire se cdo tjeter shperblimin e punes dhe perpjekjes te zotesive intelektuale dhe fizike te aftesive krijuese te marrjes se riskut dhe te kurajos ne sfidimin e te vjetres pa te cilat nuk mund te beje perpara asnje shoqeri. Ky parim eshte aq i dobishem ne ekonomi sa edhe ne fushat e tjera te aktivitetit individual e shoqeror perfshi artin kulturen shkencen politiken e te tjera. Ndaj idete e lirise ekonomike duhet te shtrihen ne te gjitha keto fusha e mbi te gjitha ne ate te politikes e cila sot vuan me shume se cdo tjeter mungesen e konkurrences se lire dhe per pasoje mungesen e zhvillimit dhe emancipimit.
Se fundmi dua te theksoj se nese duam qe shoqeria jone te perqafoje idete e lirise ekonomike eshte e nevojshme qe te debatojme idete dhe jo njerezit ne menyre qe njerezit te mos luftohen per idete dhe idete te mos luftohen per shkak te njerezve qe i mbeshtesin ato. Ashtu sikurse ne tregun ekonomik mospelqimi ndaj nje malli shprehet duke mos e blere ate dhe jo permes grushteve ndaj prodhuesit te mallit konkurrenca dhe debati i ideve nuk duhet te shnderrohen ne lufte personale dhe te pakuptimte midis individeve. Nje lufte e tille nuk i sherben as kuptimit dhe sqarimit te ideve dhe as perparimit te shoqerise sone.
Komente te autorit gjate ceremonise se promovimit te Fondacionit per Liri Ekonomike

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›