E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për roman

Ismail Kadare është fituesi i sivjetshëm i çmimit “Rexhai Surroi” që ndahet në Kosovë, për roman. Juria e përbërë nga akademikët Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshëm i romanit shqiptar, veçoi “Darkën e gabuar” të Kadaresë. Ai, duke falënderuar grupin “Koha” dhe jurinë, e quajti këtë shpërblim me rëndësi e vlerë të veçantë për të, që i sjell më shumë gëzim se vjen nga Kosova. Çmimin për gazetari të shkruar “Rexhai Surroi”, u takoi dy gazetarëve, për shkrimin “Jeta në kërkim të një varri”, me autorë Serbeze Haxhiaj, radio “Kosova” dhe Rexhep Krasniqi, “Koha ditore”. Me këtë rast u promovua edhe libri “Tunelet e tmerrit”, me rrëfimet rrëqethëse të shqiptarëve të izoluar nga regjimi i Milosheviçit para 20 vjetësh. Ceremonia e dorëzimit të këtyre çmimeve u bë për herë të dytë pas themelimit (në vitin 2008) nga grupi “Koha”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›