Almir Rrapo kerkon perjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi

I arrestuar per llogari te drejtesise amerikane Almir Rrapo kerkon nga gjykata perjashtimin e trupit gjykues me argumentin se eshte i njeanshem ne vendimet e tij. Sipas avokatit te tij Ardian Visha kerkohet perjashtimi i gjyqtarit si i njeanshem pasi ka mbajtur anen e akuzes kur shqyrtoi kerkesen per perfundim te afateve te paraburgimit. Madje pala mbrojtese akuzoi gjyqtarin se ka mbajtur padrejtesisht ne burg per dy dite ndonese atij i kane perfunduar afatet me 31 gusht. Nderkohe qe vetem pak dite me pare ka qene Gjykata e Apelit ajo qe ka vendosur te lere ne fuqi vendimin e gjyqtarit Gaxhi per ta lene edhe tre muaj ne burg kete te akuzuar derisa te vendoset ekstradimi ose jo i tij drejt SHBA-ve.