Kadare ne Mal te Zi me Darka e gabuar

Projekti Dy gjuhe nje liber sipas koordinatores Varja Gjukic eshe mirepritur ne te dy vendet fqinje si ne Mal te Zi ashtu edhe ne Shqiperi dhe po jep rezultatet e ne njohjen reciproke te kulturave te dy vendeve dhe forcimit te raporteve te mira midis tyre.
Une mendoj qe bashkepunimi kulturor ne fushen e perkthimit dhe bashkepunimit me institucionet e ndryshme kulturore dhe arsimore jane me se te nevojshme jo vetem per Shqiperine dhe Malin e Zi por edhe per mbare rajonin
Nderkaq shkrimtari Ismail Kadare vleresoj larte mardheniet e mira midis Shqiperise dhe Malit te Zi dhe tha se ky eshte nje lajm i mire per Ballkanin Te paret vende qe jane ne Ballkanin e ngushte qe po shkojne mire tashti eshte Shqiperia me Malin e Zi. Kjo eshte nje gje e mire jo vetem nga ana politike dhe gjeostrategjike e Ballkanit por duket edhe prekese nga ana njerezore. shte i pari popull sllav qe po shkon normalisht me shqiptaret. Ky eshte nje lajm i mire ne Ballkanin eshte nje lajm shpresedhenes eshe nje lajm qe i nderon te dy popujt dhe nderon Ballkanin ne pergjithesi sepse Ballkani nuk eshte mjaft i nderuar.
Kadare nder te tjera tha se autoret me te njohur malazez kane qene te njohur ne Shqiperi qe nga koha e Monarkise dhe gjate viteve te diktatures. Ne kete aspekt ai u ndal tek veprimtaria e shkrimatrit malazez Mark Milani i cili sic dihet ka shkruajtur per doket dhe zakonet shiptare. Sipas tij keta shembuj eshte dashur te shfrytezohen dhe te permenden ne kohen kur Ballkani ka qene arene konfliktesh. Mua me vjen keq qe porosite e tij nuk jane kujtuar vitet e fundit kur Ballkani kishte kaq shume nevoje per to. Mua me vjen shume mire qe ky njeri nderohet ne Mal te Zi . Kjo tregon qe porosite e tij nuk hidhen poshte por me sa duket me vonese jane ripertrire.
Me mjaft vemendje nga publiku u percoll intervista qe me z. Kadare zhvilloi artisti dhe regjisori i njohur boshnjak Dino Mustafiq. Mesazhet qe dha Kadare gjate bisedes disa here u ndeprene me duartrokitje nga publiku. Kesaj ngjarje sot po i kushtojne rendesi te vecante te gjitha mediat ne Mal te Zi si dhe takimit qe Ismail Kadare pati me Kryeministrin e Malit te Zi Igor Llukshiq.
Autor Vera Katana
Redaktoi Aida Cama
Aida Cama