Ne vendet shqipfolese kemi perdorim te ndryshem te fjaleve te huaja

Deutsche Welle Ne gjuhen shqipe koheve te fundit verehet nje vershim i madh fjalesh te huaja si asnjehere me pare. Sa rrezik perben kjo per gjuhen shqipe
Dr. Gerd-Dieter Nehring Kur flasim per gjuhen nuk kemi te bejme thjesht me nje problem teknik por me nje ceshtje te rendesishme kombetare kulturore dhe shoqerore. Shqipja ne radhe te pare shqipja standarde eshte nje emerues i perbashket kulturor i te gjithe shqiptareve. Ajo e ka bere dhe do ta beje kulturen kombetare dhe boten shqiptare ne teresi me te integruar. Pra desha te them edhe atehere kur flasim per nje vershim te madh fjalesh te huaja duhet te kemi parasysh se cfare roli luajne fjalet e huaja ku perdoren ato ne gjuhen shqipe d.m.th. ne cilen fushe te gjuhes dhe pse perdoren ato. Duke u nisur nga ky kendvezhgim mund te themi se vershim te madh fjalesh te huaja sot kemi ne shume gjuhe. Kjo eshte pasoje e globalizimit e zhvillimeve jetesore te kohes sone. Se dyti vershimi i madh i fjaleve te huaja nuk karakterizon cdo fushe ose stil te shqipes as te shqipes standarde as te gjuhes se brezave te ndryshem.
Deutsche Welle Zoti Nehring ne cka bazohet ky konstatim
Dr. Gerd-Dieter Nehring Une momentalisht po merrem me krahasimin e teksteve shkollore ne vende te ndryshme shqipfolese. Behet fjale per nje projekt te Institutit Georg-Eckert me seli ne Braunschweig dhe nuk kam pershtypjen se perdoren ne mase te madhe fjalet e huaja. Nese leme menjane varietetet speciale fjalet e huaja perdoren me se shumti ne gjuhen shqipe ne masmedia ne mjetet e informimit ne reklame ne mode ne gjuhen administrative etj. Shpeshhere ato qe nuk hyne ne thesarin e perbashket te shqipes jane fjale te modes dhe te kufizuara ne perdorim. Pra duhet te pyesim se sa kuptohen ato nga njerezit dhe cfare ngjyrosje stilistike kane. Dhe une mendoj se ketu fillon problemi. Ne vendet shqipfolese kemi nje perdorim te ndryshem te fjaleve te huaja. Ndikimi i gjuhes gjermane me siguri duhet te jete me i madh ne Kosove sesa ne Shqiperi ndersa sa i perket ndikimit te gjuheve romane kemi nje raport te kundert me keto dy vende.
Deutsche Welle Sipas jush cili duhet te jete raporti midis purizmit te gjuhes dhe thithjes se fjaleve te huaja
Dr. Gerd-Dieter Nehring Purizmi ka qene gjithmone me vend kur ne rrezik ka qene ceshtja kombetare. Kjo ceshtje nuk eshte sot ne rrezik tek shqiptaret. D.m.th. nuk duhet te kemi nje purizem te tepruar. Raporti midis purizmit dhe thithjes se fjaleve te huaja duhet te jete ne kufinjte e permendur perpara.
Deutsche Welle Sa rrezik perben per gjuhen keqperdorimi dhe shperfillja ndaj rregullave te drejtshkrimit te normave gjuhesore
Dr. Gerd-Dieter Nehring Bindja ime ne kete fushe eshte se ne ceshtjet e drejtshkrimit dhe te normes gramatikore tani duhet te punohet vetem me lime sic e tha per shembull profesori Emil Lafe jo me politika gjuhesore te guximshme. Profesori abej gjate punes se tij 12 vjecare ne Komisionin e Drejtshkrimit na keshillonte qe te ecim me kepuce plumbi. Ne krahasim me gjuhet e tjera drejtshkrimi i shqipes mendoj une nuk paraqet nje problem aq te madh. Ai i perket punes se shkollave dhe mund te mesohet.
Deutsche Welle Zoti Nehring brezi i ri si nga Shqiperia Kosova apo Maqedonia preferojne te studiojne me shume jashte vendit. Dhe me sa duket ata jane me perfekt ne gjuhen e vendit ku studiojne si per shembull ne anglisht gjermanisht apo frengjisht nderkohe qe formimi gjuhesor qe marrin nga Shqiperia Kosova apo Maqedonia eshte relativisht i manget. Sa mund te perbeje kjo nje problem afatgjate per gjuhen shqipe
Dr. Gerd-Dieter Nehring Une mendoj se kjo eshte nje gje normale kur ata studiojne jashte vendit e dijne me mire gjuhen e lendes te cilen e studiojne se sa gjuhen amtare. Por vezhguar ne teresi ky eshte nje problem i cili duhet te mirret parasysh ne arsim bile edhe ne universitet. Une kam punuar per nje kohe edhe ne Universitetin e Prishtines dhe atje rektori kishte nje propozim te mire i cili megjithate nuk pati mundesi te realizohej per shkaqe financiare. Ai thoshte se gjuha shqipe duhet te mesohet nga cdo student ne universitet. Me kete desha te them se mesimi i shqipes duhet te mirret parasysh ne planprogramet mesimore te vendeve shqipfolese dhe neqoftese nje student deshiron te punoje ne Kosove apo ne nje vend ku flitet shqipja ku shqipja eshte gjuhe shteterore ai duhet ta dije edhe gjuhen shqipe dhe te mirret me gjuhen shqipe.
Deutsche Welle Dhe per fund zoti Nehring cili do te ishte propozimi i juaj cka duhet bere sot me shume per gjuhen
Dr. Gerd-Dieter Nehring Desha te them se per ceshtjet e gjuhes dhe per perdorimin e tepruar te fjaleve te huaja ka pasur diskutime te shumta. Mua me kujtohen disa konferenca per shembull vitin e kaluar ne gusht kishim nje konference ne Prishtine per gjuhen standarde pas te cilit eshte bere edhe nje publikim. Ne te jane rrahur disa ceshtje te perdorimit te gjuhes. Nga ana tjeter kemi pasur edhe nje konference ne fund te vitit ne Durres Shqipja ne etapen e sotme - politikat e pasurimit dhe permiresimit te standardit. Ajo cka desha te them une eshte se tani duhet te verehen rezultate dhe te behen perparime sa i perket ketyre ceshtjeve. Nga ana tjeter duhet te kemi edhe nje perkrahje te ketyre njerezve dhe institucioneve qe mirren me keto ceshtje.
Intervisten e zhvilloi Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama