E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset greke marrin rrugen e... Ballkanit

Perfaqesues nga 25 biznese te medha te Selanikut por edhe konsulente pune nga 7 vende evropiane midis tyre edhe Gjermania ne forumin e dyt te punes te mbajtur ne kete qytet fundjaven e 22-23 tetorit mblodhen rreth 6.000 aplikime per pune Ishin te rinj te moshave 20-40 vjec qe do te preferonin te mbeten ne vendin e tyre per pune por kriza u tregon rrugen e emigrimit. Tabloja behet akoma me e zymte nga fakti se rrugen e emigrimit e marrin edhe vete bizneset kryesisht te mesme dhe te vogla drejt vendeve fqinje ballkanike. Jane biznese me produkte te punes intensive qe nuk mund te rezistojne me ne Greqi per shkak te kostos dhe emigrojne. P.sh. industria tekstile emigron jo vetem tani por edhe vite me pare drejt vendeve ballkanike i thote DW presidenti i Unionit te Industrialisteve te Greqise se Veriut Nikollas Pencos. Sipas tij ethet e emigrimit kane kapur kryesisht bizneset e vogla dhe jo aq ato te mesme dhe te medha qe kryesisht kufizohen vetem me hapjen e filialeve te tyre ne vendet fqinje. Ajo qe po ndodh eshte se shume biznese ngrene filialet e tyre jo aq per tu transferuar plotesisht por per tu mbeshtetur ne nje model zhvillimi ne kushtet e hapjes dhe globalizimit te ekonomise shton Pencos duke e pare kete nga kendveshrimi i afarizmit si nje gje te shendetshme edhe pozitive.

Eldorado per bizneset greke mjedisi ekonomik i vendeve fqinje

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nicholas Pencos

Per ekonomine ne teresi nderkohe shifrat insistojne te flasin per nje fluks emigrimi biznesesh drejt vendeve fqinje. Nje fluks me hemoragji te madhe per ekonomine pasi edhe fitimet veshtire se riatdhesohen kur taksohen me 5 . Sipas te dhenave te fundit te Konfederates Kombetare te Tregtise Greke trevjecarin e fundit rreth 1.500 biznese modifikimi dhe sherbimesh kane emigruar teresisht ne vendet fqinje. Ky numer pritet te rritet me teper dy vitet e ardhshme pasi 7 ne cdo 10 biznese qe aktivizohen ne Greqi kane probleme likuiditeti 5 ne cdo 10 biznese kane probleme menaxhimi kurse 2 ne cdo 10 biznese kane ulur qepenat. Koeficenti i larte fiskal nderkohe paralelisht me uljen e aftesise blerese per shkak te krizes se dyfishte financiare dhe te borxhit i ben bizneset e sprovuara ta shohin mjedisin afarist te vendeve fqinje jo thjesht atraktiv por si nje Eldorado. Vecanerisht ne Bullgari sot ne qofte se dikush deshiron te ngreje nje biznes e ben me nje euro dhe brenda tri ditesh sipas ligjit te vitit 2000 i thote DW Stavros Ximas publicisti i njohur grek qe e ka shkelur me pellembe Ballkanin gjithe keto vite te tranzicionit.

Emigrimi ngjan i natyrshem akoma edhe ne kulmin e krizes per Greqine

Bizneset e mesme dhe kryesisht te vogla sipas tij shkojne ne radhe te pare ne Bullgari FYROM por dhe ne Rumani dhe Serbi. Disa edhe ne Shqiperi por jane shume me pak. Kryesisht per shkak te klimes jo dhe aq te mire ne marredheniet greko-shqiptare por edhe te nje opinioni te pergjithesuar qe per mendimin tim eshte i gabuar se ekziston korrupsion i madh me gjoja bakshishin qe duhet te paguajne per te vene kemben e tyre dhe per tu aktivizuar energjikisht ne vend veren publicisti grek i cili e shikon si te natyrshem nje kahje te tille te kapitalit grek edhe ne kulmin e krizes. Nuk duhet te harrojme se synimi i nje biznesi eshte fitimi dhe do ta kerkoje aty ku ekzistojne kushtet me te favorshme. Pr shembull ne Bullgari paga e punetorit te pakualifikuar fillon nga 120 euro dhe koeficenti fiskak eshte 10 kur ne Greqi eshte i dyfishte. Eksponente te tregut vleresojne se vitin e ardhshem ne Bullgari do te numerohen rreth 3.000 biznese te interesave greke me investime kapitalesh qe do te arrijne ne 3 miliarde euro. Nga viti 2009 ne Rumani jane ngritur 200 biznese greke me 500 milione euro kapitale te investuara ne Serbi 450 biznese me 2.2 miliarde euro ne FYROM 280 biznese me 1 miliarde euro dhe ne Shqiperi jane hapur rreth 10.000 vende pune.

Emigrimin e frenon vetem krijimi i nje mjedisi afarist kompetitiv

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stavros Ximas

Greqise se zhytur ne krize i duhet te frenoje kete fluks emigrimi edhe per faktin e thjeshte sic e shtroi nenkancelari gjerman Filip Resler se para se te kerkohen investime te huaja duhet te investojne ne radhe te pare ne vend biznesmenet greke. Por kjo nuk mund te arrihet me apele patriotike. Ne qofte se neser ndryshojne shpejt disa gjera dhe krijohet nje perspektive me e mire zhvillimi nuk do te largohet asnje thekson kryeindrustrialisti grek Nikollaos Pencos dhe kerkon nga qeveria dy gjera qe fillimisht bizneset te mbijetojne dhe pastaj te zhvillohen E para eshte perforcimi i likuiditetit ne treg megjithe problemet qe kane bankat dhe nga qethja e borxhit dhe e dyta te subvencionohen kontribucionet e punedhenesve pra te subvencionohet puna dhe jo papunesia si masa me efektive e forcimit te kompetivitetit te ekonomise. Pencos ne vend te krijimit te zonave te vecanta qe u filtruan si ballkanizim i ekonomise dhe ngjallen reaksion te madh preferon kthimin e gjithe vendit ne nje mjedis afarist kompetitiv me koeficent me te ulet fiskal por edhe kuadrin e duhur ligjor.

Emigrimi i rikthen rajonit kulturen historike te bashkepunimit ekonomik midis fqinjeve

Vetem qe kompetiviteti per analistin grek te ceshtjeve ekonomike Panajotis Ifantis nuk mund te arrihet me ulje te pagave qe ul konsumin dhe con ne asfiksi ekonomine sic ndodh me memorandumin e troikes. Ne qofte se nje shtet sot si Greqia do te mund te ofronte nje status fiskal te qendrueshem dhe procedura te shpejta investimesh do te ishte nje stimul shume me i fuqishem se ulja e pagave qe ne nje studim komunitar per kompetivitetin ishte faktori i 17-te dhe paraprinin faktore te tjere si rendi fiskal burokracia dhe novacioni Ne keto kushte frenimi i emigrimit nuk eshte i lehte per te cilin Ximas thote se do te kalojne pese ose dhjete vjet dhe pas vendimesh te dhimbshme riorientimi te ekonomise. Deri atehere duhet pajtuar me kete fenomen qe tek e fundit i rikthen rajonit kulturen historike te bashkepunimit ekonomik kur banoret e Selanikut shkonin ne Korce dhe jo ne Athine per te bere pazarin dhe gjirokastritet sic thoshin per nje kafe ne Janine. Ne nje fare menyre rikthehen ekuilibrat ekonomike te kohes se perandorise otomane me nje menyre tjeter sigurisht sikunder thote publicisti grek Stavros Ximas.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›