ARZH, projekt me romët
Agjencia Rajonale e Zhvillimit në Tiranë po zbaton në qytetin e Elbasanit dhe Durrësit projektin "Veprime ndërkombëtare kundër trafikimit të fëmijëve"(TACT) për përkrahjen e komunitetit rom. Drejtori i Agjencisë Rajonale të Zhvillimit në Tiranë, Ilir Rëmbeci, tha dje median se ky projekt, i cili ka për qëllim shmangien e fëmijëve nga rruga dhe trafikimin e tyre ka nisur në fillim të vitit dhe do të përfundojë në muajin maj". Ai theksoi se "objektivi i këtij projekti është sigurimi i asistencës teknike të individëve romë, që do të përfitojnë kredi deri në 1 milion lekë nga Partneri Shqiptar për Mikrobiznes (PSHM), përgatitja e planeve të bizneseve të thjeshta, si dhe çdo asistencë tjetër që nevojitet për të ndihmuar përfituesit në aktivitetin e tyre". Sipas tij, ky projekt ka për synim mbështetjen për përfituesit e programit TACT si një nga mjetet për të përmirësuar situatën e tyre ekonomike. Agjencia Rajonale e Zhvillimit, e cila është krijuar në vitin 1992, kontribuon në bashkëpunim me komunitetin lokal të biznesit, donatorët e huaj, autoritetet lokale e qendrore dhe OJF-të, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe nxitur zhvillimin ekonomik në rajon, nëpërmjet zbatimit të programeve të koordinimit si dhe duke vepruar si qendër burimore sektoriale. ARZH ka një rrjet partnerësh të vendosur sipas rajoneve në qytetet Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Krujë, Shkodër