Kadeli krah Berishës në Lezhë: Rama do servilat. Garantoj PD-në për fitore surprizë
TIRANE-Deputeti Gjovalin Kadeli deklaroi sot se largimi i tij nga radhët e Partisë Socialiste, erdhi si pasojë e bllokimit të të gjithë aktivitetit të tij politik nga kreu Partisë Socialiste Edi Rama.
Tashmë ai konfirmon bashkimin e tij me Partinë Demokratike, e cila erdhi në saj të pranimit të kërkesës së bërë nga vetë ai, në pamundësi për t’u rreshtuar në një tjetër parti opozitare.
“Siç jeni në dijeni unë në datën tre prill kam bërë një deklaratë të largimit nga Grupi i Partisë Socialiste, deklaratë e bërë në kushtet e largimit de fakto nga Kreu i PS, Edi Rama dhe të deleguarës së tij, në qarkun e Lezhës, Mimi Kodheli, të cilët penguan gjithë aktivitetin tim në strukturat e PS. Në këto kushte, duke parë të pamundur qëndrimin tim në atë grup dhe duke parë një perspektivë të zymtë për të ardhmen time politike në PS, që drejtohet nga një lider, i cili kërkon rreth vetes vetëm servil, u detyrova të largohem për të qenë pjesë e një grupimi tjetër politik. Në këto kushte pas kërkesës time për të qenë pjesë e ekipeve të tjera të partive opozitare, duke qenë se zoti Rama i kishte mbyllë dyert, atëherë unë i jam drejtuar edhe partive të djathta dhe PD, për të cilën me sa duket sipas fjalës së Berishës dje e ka pranuar kërkesën time për të qenë pjesë e ekipit të tij në këto zgjedhje”, tha Kadeli për Neës24.
Ndërkohë Kadeli siguroi kryeministrin Berisha për një rezultat surprizë në qarkun e Lezhës duke u shprehur se, mbështetësit e tij do ta ndjekin kudo pavarësisht, rrugës politike qe ai ndërmerr.
“Falenderoj z. Berisha për pranimin e kërkesës sonë dhe e garantoj që në qarkun e Lezhës do të këtë një rezultat surprizë. Jam i bindur se mbështetësit e mi do më ndjekin në çdo rrugë politike që do ndërmarr.
Kadeli sot shoqëroi kryeministrin Berisha në inaugurimin që i bëri rikonstruksionit të rruges Lezhe – Kala – Lagjia Sheher.
Pak ditë më parë, pervec Kadelit, Berisha konfirmoi pranimin në rradhët e PS edhe të dy deputetëve të Partisë Socialiste, përkatësisht, Kastriot Islamit e Asllan Dogjanit.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 3 ish-deputetët e PS: Pranuam ftesën e Berishës, Rama drejt dështimit të madh FOTO: Gjovalin Kadeli, nga greva e urisë kundra Berishës sot krah Berishës