Superliga, Kukësi rimerr vendin e dytë, të tjerat si miqësore
TIRANE-Kategoria Superiore luajti “aktin” e parafundit të saj në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Spikat triumfi i Kukësit në Krujë, me rezultatin e pastër 3-0, duke rimarrë vendin e dytë, siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës, dhe spotuar sërish durrsakët pas vetes. Tirana e Dedes nuk e ka pasur të lehtë me Bylisin në “Selman Stërmasi”. Edhe pse ka shënuar e para me anë të kapitenit Gilman Lika, ka qenë e detyruar të luajë në pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Ahmatajt, për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë. Barazimi i përkohshëm për ballshiotët ka ardhur nga një ish-lojtar bardheblu, Jetmir Sefa, që në këtë ndeshje mbante shiritin e kapitenit për miqtë. Gjithsesi, përpjekjet e kryeqytetasve janë shpërblyer afër fundit të sfidës me golin e dytë dhe të fitores, që ka për autor kosovarin Limani, i futur si zëvendësues. Një sukses pa shumë vlera ky për 24 herë kampionët e Shqipërisë, për faktin se nuk kanë arritur asnjë lloj objektivi në këtë kampionat.
Flamurtari ka aktivizuar mjaft lojtarë të rinj, me të cilët ka arritur të mundë Vllazninë, me rezultatin 3-1. Një ndeshje e bukur dhe me emocione, ku dy trajnerët respektivë, pa vramendje objektivash (kanë dalë prej tyre), kanë parë në veprim elementin e ri, me të cilin mendojnë të furnizojnë skuadrat e para në sezonin e ardhshëm. Në Peqin, në ballafaqimin mes dy skuadrave të rëna nga Kategoria Superiore, kanë fituar vendësit. Shkumbini ka marrë një fitore 2-1, duke e mbyllur sadopak pozitivisht para tifozëve të vet, por e detyruar të luajë një kategori më poshtë sezonin që vjen. Beratasit rikthehen në Kategorinë e Parë shumë shpejt, ndërsa peqinasit e shijojnë këtë gjë pas 19 vitesh qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar.
Në Kavajë është fiksuar një barazim 1-1 mes Besës dhe Apolonisë. Duke mos pasur ndonjë qëllim madhor në lojë, të dyja skuadrat kanë luajtur sa për të kaluar radhën, pa u tendosur maksimalisht, ndaj edhe fundi i 90-minutave ka qenë “miqësor”. Apolonia ka rënë tashmë një kategori më poshtë, ndërsa Besa e siguroi kmbijetesën me shumë mundime.
Në Korçë janë hapur dyert e stadiumit, ku tifozët kanë festuar për titullin e tretë radhazi kampion. E veçanta e kësaj sfide kanë qenë dy gjyqtaret anësore femra, ndërkohë që goli i Sebino Plakut ka vulosur fitoren minimale të kuqebardhëve. Këta të fundit mezi presin të ngrenë trofeun në javën e fundit, kur do të jenë mysafirë në Kukës. Aty ku kampionët dhe nënkampionët e vendit do të festojnë së bashku për arritjet respektive në këtë kampionat.
JAVA E 25-të, SUPERIORJA
04.05.2013
SKËNDERBEU – LUFTËTARI 1-0
Plaku 51′
KASTRIOTI – KUKËSI 0-3
Pengili 36′ (aut), Mziu 75′, Popoviç 78′
FLAMURTARI – VLLAZNIA 3-1
Idrizi 3′, Nelaj 45′, Lena 88′ / Shtubina 53′
BESA – APOLONIA 1-1
Maliniç 40′ / Dushku 64′
TIRANA – BYLISI 2-1
G.Lika 11′, Limani 77′ / J.Sefa 39′
SHKUMBINI – TOMORI 2-1
Mile 20′, 22′ / Avdo 76′
03.05.2013
TEUTA – LAÇI 1-0
Osmani 66′
RENDITJA
1 Skënderbeu 58
2 Kukësi 49
3 Teuta 48
4 Flamurtari 45
5 Tirana 42
6 Laçi 37
7 Vllaznia 35
8 Kastrioti 34
9 Besa 31
10 Bylis 29
11 Shkumbini 26
12 Luftëtari 19
13 Tomori 16
14 Apolonia 12
(d.b/BalkanWeb)