E Diel, 1 Nëntor 2026

Valencia fiton 4-0 me Osasunën, i afrohet zonës Champions

TIRANE-Valencia ka fituar pastër ndeshjen me Osasunën, duke bërë një hap shumë të madh sa i përket ngjitjes së renditjes, teksa Valencia ka si synim pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Edhe pse në pamje të parë duket një fitore e lehtë, përballë Osasunës, nuk ka qenë e lehtë, pasi miqtë luftojnë për të mbijetuar. Gjithsesi, Soldado dhe Kosta në fundin e pjesës së parë kanë shënuar 2 gola dhe kanë ulur shpresat e Osasunës. Golin e tretë për Valencia e ka shënuar Banega, ndërsa Osasuna ka mbetur me 9 lojtarë, pas daljes me të kuq të Arribasit dhe Timorit. Në fund ka edhe një gol tjetër për Valencian, që shënohet nga Jonas. Me këtë fitore, Valencia ngjitet e pesta, 2 pikë më pak se Real Sociedadi i vendit të katërt, që do të luajë të hënën në fushën e Getafes. Mbeten edhe 4 javë për Valencia që të rikuperojë pozicionin e saj.

(d.b/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›