E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenham fiton në fund, kundërpërgjigjet Arsenali, Championsi i hapur

TIRANE-Pa surpriza sa i përket kampionatit anglez. Ka fituar Totenhami, edhe pse me vështirësi në fund të takimit, i është kundërpërgjigjur Arsenali. Totenhami ka fituar me Sauthempton, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes, pikërisht në minutën e 86-të. Gol i shënuar pikërisht nga ylli i kësaj skuadre, Garet Bejl. Siti është ndalur në barazim 0-0. Ndërsa Totenhamit i është kundërpërgjigjur menjëherë Arsenali, që fiton po 1-0 ndaj QPR-së, skuadër që ka rënë një kategori më poshtë. Golin e fitores për Arsenalin e ka shënuar Uolkot që në minutën e parë të ndeshjes. Nesër është një superndeshje, ku kampionët e Mançesterit Junajtid do të presin Çelsin. Ky i fundit së bashku me Totenhamin luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve kur mbeten edhe 2 javë pastaj deri në fund të Premier Ligës.

Java e 36-të e Premier Ligës

Sot
Fulham – Reading 2-4
Norwich - Aston Villa 1-2
Swansea - Manchester City 0-0
Tottenham – Southampton 1-0
West Brom – Ëigan 2-3
West Ham - Neëcastle Utd 0-0
QPR – Arsenal 0-1

Nesër
Liverpool - Everton
Manchester United - Chelsea

Të hënën
Sunderland - Stoke City

Renditja
1. Manchester U. 85
2. Manchester City 72
3. Arsenal 67
4. Chelsea 65
5. Tottenham 65
6. Everton 59
7. Liverpool 54
8. West Brom 48
9. Swansea 43
10. West Ham 43
11. Stoke City 40
12. Fulham 40
13. Aston Villa 40
14. Southampton 39
15. Norëich 38
16. Neëcastle 38
17. Sunderland 37
18. Wigan 35
19. Reading 28
20. QPR 25

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›