E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shpërthim në një pikë lojërash fati

Policia sqaroi se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e një dritareje, dera e jashtme e lokalit dhe një grile metalike, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se kjo pikë ishte në pronësi të shtetasit B.A, 27-vjeç, banues në lagjen “Partizani” të qytetit Shkodër. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij shpërthimi.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale te “Shkatërrimit të pronës me eksplozivë”. /Start/

                                                                                             2012-01-29 11:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›