Kadilli Problemi i zgjedhjeve partite nuk pranojne humbjen
Partite politike kane mendime te ndryshme per sa i perket menyres se zgjidhjes se problemeve qe lindin gjate procesit zgjedhor. Deputeti i Partise Demokratike Fatbardh Kadilli mendon se nje problem real ne kete proces eshte mungesa e besimit ne sistem. Ende sot nuk eshte i konsoliduar besimi ne sistem. Dhe te gjitha instrumentet qe ne shpikim nese kane mungesen e besimit mungesen e gatishmerise per te pranuar humbjen mungesen e pjekurise te forces politike per te pranuar humbjen do te jene te gjitha te pavlefshme dhe perseri pas zgjedhjeve ne perseri do te jemi ne te njejten situate kur dot e diskutojme per te gjetur disa mekanizma te tjere teknike por qe asnje rast nuk zevendesojne besimin ne sistem - tha ai. Kadilli propozon qe nje menyre per te zgjidhur kete mungese besimi eshte zgjerimi i administrimit te procesit nga nepunes te shtetit. Ajo qe mendoj qe do te shtonte vlere do ishte zgjerimi i administrimit nga nepunes qe te mbahen te pergjegjshem si mbahen te pergjegjshem nepunesit e shtetit per menaxhimin e financiar apo prones. Ne te njejten menyre te mbahen te pergjegjshem dhe administruesit e procesit zgjedhor duke sugjeruar hapesiren e personave qe jane pergjegjes ndaj sherbimit civil do te kemi mundesin ndoshta te relaksiojme emocionin qe sjellin zgjedhjet. Secila pale e shikon me fatalitet humbjen prandaj po te zgjerojme hapesiren e administrimit nga nepunesit e pergjegjshem nga ligji do te rritet besimi.