E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne vend te reformes thirrje per protesta

Protestat zevendesojne bisedimet per reformen elektorale. Rama Qellimi i protestave largimi i qeverise

Ulja ne tavolinen e reformes zgjedhore nga ana e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama u duk se solli nje permiresim te frymes se munguar te bashkepunimit nga ana e opozites por gjithcka brenda nje jave kthehet permbys. Keshtu kreu i selise roze Rama deklaroi se Partia Socialiste do te rifilloje protestat ne te gjithe vendin me qellim te vetem largimin e qeverise. Qeveria ka deshtuar ne luften me krimin. Sot krimi po kap majat me te larta pas vitit 1997 dhe Policia e Shtetit ka rene ne rezultatet me te uleta ne luften me krimin. Fajin per kete gjendje te rende qe rendohet dita-dites e ka Sali Berisha dhe qeveria e tij qe nuk i sherben vendit po oborrit te familjareve klienteve e sherbetoreve te saj. Kjo qeveri duhet te largohet dhe Shqiperia duhet te votoje lirisht per nje qeveri te re dhe per nje proces qeverises demokratik e transparent. Qeveria qe nuk gjen dot autoret e vrasjeve makaber te kundershtareve te saj politike duhet te largohet. Ne do ngrihemi ne protesta per largimin e saj - u shpreh Rama. Nje sjellje e tille e z. Rama duket si luajale pasi vetem pak kohe me pare ai i dorezoi Kryeministrit Berisha ne tryezen e partive politike per reformen zgjedhore propozimet e PS-se per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Keshtu deklarata e djeshme per rifillimin e protestave erdhi ne nje kohe kur ende socialistet dhe kryetari Rama nuk kane marre asnje pergjigje per keto propozime. Gjithashtu rifillimi i pritshem i protestave i paralajmeruar edhe nga koordinatori i Opozites se Bashkuar Erion Veliaj dy dite me pare deklarohet ne nje kohe te papershtatshme pasi dje mazhoranca kerkoi qe diten e premte te mblidhet perseri tryeza e partive politike kete here me pjesemarrjen edhe te eksperteve ligjore. Deklarata te tilla nuk jane aspak pozitive per reformen zgjedhore dhe aq me pak kur ato lidhen apo behen per ti dhene ngjyrime politike nje ngjarjeje sic ishte vrasja e kryekomunarit te Terthores. Nje vrasje e tille eshte me te vertete e rende per vendin por reagimet e ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe te Kryeministrit Berisha kane qene te menjehershme. Ata kane kerkuar nga institucionet perkatese kapjen e autoreve dhe venien e tyre para drejtesise. Por nga ana e tij kreu i selise roze ne deklaraten e tij u shpreh se qeveria eshte e paafte per te siguruar jeten e qytetareve shqiptare. Ne duam te dime kush e vrau Fatmir Xhindin ne prag te fushates se shkuar dhe kush e vrau Remzi Veselin ne prag te fushates se ardhshme Cdo dite qe kalon nen kete qeveri te dale nga votat e vjedhura shton numrin e krimeve ne dem te shqiptareve rrit barren e borxheve ne kurriz te shqiptareve mbyll rrugen e te ardhmes per shqiptaret qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit. Shkurtimi i diteve te kesaj qeverie eshte domosdoshmeri per Shqiperine e per shqiptaret - tha Rama. Ne fjalen e tij ai u perqendrua edhe tek akuzat per lejet e ndertimit te ardhura nga Kryeministri Berisha ne mbledhjen e fundit te qeverise por edhe te nje pjese te madhe te deputeteve te mazhorances prej nje kohe te gjate. Ka pese vjet qe ky zoteri qe shqiptaret nuk e kane zgjedhur per Kryeminister kontrollon KRRT-ne e Tiranes. Dhe ka me shume se nje vit qe ne Tirane nuk eshte dhene asnje leje ndertimi por megjithate ai shpif e shpif qe dicka te mbetet - perfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›