E Diel, 1 Nëntor 2026

Beirut shembet pallati 13 persona kane humbur jeten

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën kur një pallat pesëkatësh është shembur në Beirut. Ndërsa 12 persona të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës dhe skuadrat e shpetimit vijojnë me operacionet e kërkimit.
"Shpresojmë të gjejmë ende persona në jetë nën rrënoja"- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ali Hassan Khalil.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e ndërtesës. Mediat lokale spekulojnë që çarjet e mëparshme në muret ndërtesës të jenë thelluar si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut apo se ndërtesa mund të jetë dëmtuar si pasojë e një varg ndërtimesh të tjera në afërsi të saj. Televizionet lokale njoftojnë gjithashtu se shtatë nga viktimat ishin punëtorë të huaj, dy prej të cilëve nga Jordania.
“Ishte si nje termet”, u shpreh një dëshmitar për një televizionin lokal. Ndërtesa ishte në kushte të rënda dhe pronari i saj kishte paralajmeruar banorët të shpernguleshin. Janë qindra ndërtesat në këtë gjendje në Liban shumë prej tyre janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›