E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Shteti dhe ligji fituan mbi krimin e organizuar

Mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shpërthyer në ovacione menjëherë sapo mësuan vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila i jepte pafajësinë kryetarit kësaj partie Ilir Meta. Në deklaratën për mediat, zoti Meta vlerësoi se vendimi i Gjykatës konfirmoi se e vërteta fiton mbi mashtrimin dhe falsifikimin. “Shteti dhe ligji fituan mbi krimin e organizuar, vlerat morale fituan mbi poshtërsitë” – theksoi kreu i LSI-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se viti 2011 ishte tepër i vështirë për të dhe familjen e tij, pasi ishin nën presione të jashtëzakonshme nga krimi i organizuar. “Krimi i organizuar kërkoi të merrte peng Metën dhe Institucionet”- u shpreh Meta
Ilir Meta tha se që në fillim të procesit këmbënguli që t’i shkohej deri në fund, sipas tij, zbardhjes së skemës së mashtrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›