Brukseli i kujdesshem ne deklaratat me Greqine
Pas artikullit të britanikes “Financial Times” ku flitej se Berlini i ka kërkuar Athinës heqjen dorë nga sovraniteti mbi menaxhimin e bilancit, Brukseli dërgon mesazhe të kujdesshme ndaj Greqisë, për të ulur tensionet e krijuara. Komisioneri i BE-së, Olli Rehn, pak orë nga samiti europian i të hënës, ka sqaruar se qeveria greke ka përgjegjësinë e plotë në menaxhimin e krizës.
Një optimizëm i kujdeshsëm në Bruksel po tregohet mbi mundësinë e një marrëveshjeje mbi paktin e bilancit të BE, por në prag të samitit të 30 janarit kërkesa e Berlinit për të monitoruar Greqinë, duket se rrezikon të krijojë tensione të reja në Eurozonë mbi shpëtimin e Athinës pikërisht në momentin që duket se ajo është gati të arrijë konsensusin me kreditorët privatë. Kur mungojnë vetëm pak orë nga samiti i liderëve europianë, kreu i qeverisjes ekonomike të BE, Angela Merkel pretendon që Greqia të heq dorë nga sovraniteti i saj në menaxhimin e bilancit. Kjo do të bënte që Greqia të përfundonte kështu në delegimin e çdo fuqie mbi vendimet fiskale dhe të shpenzimeve BE. Propozimet e shpallura në të përditshmen britanike “FT”, janë kundërshtua menjëherë, jo vetëm nga Athina, por edhe nga Brukseli. Komisioneri për çështjet ekonomike dhe financiare i BE-së, Olli Rehn ka qenë i qartë në deklaratat e tij duke thënë se qeveria greke, e cila u përgjigjet qytetarëve të saj dhe institucioneve, duhet të mbajë përgjegjësi të plotë ndaj detyrimeve të fuqisë ekzekutive. Kjo përgjegjësi rëndon mbi shpatullat e tyre dhe duhet të mbetet e tillë. Sipas komisionerit Altafaj, Komisioni Europian synon të fuqizojë veprimet e monitorimit të llogarive greke, por ka shtuar ai, vendimet përfundimtare mbeten përgjegjësi vetëm e qeverisë greke. Po ashtu në shënimin e KE, nënvizohet deklarata e samitit të 26 tetorit të kaluar kur 26 liderët europianë vendosën se do të jetë Greqia ajo që do të menaxhojë programin antikrizë dhe autoritetet greke janë përgjegjësit e aplikimit të këtij programi.
Nga ana tjetër kryeministri grek Lukas Papadimos ka përjashtuar çdo mundësi për t’i kaluar sovranitetin e Greqisë, BE-së, si në terma politikë ashtu edhe të llogarive publike. Papadimos ka deklaruar se rreziku i dështimit është i përjashtuar. Ai ka parashikuar se do ta çojë raportin defiçit PBB në nivelin e 9,5% nga 10,6%.
Gjithsesi gazeta gjermane “Bild” pas artikullit të “FT”, ka cituar një tjetër intervistë të kancelares Merkel, e cila mësohet të ketë thënë se pavarësisht problemeve aktuale, Greqia do të mbetet në Eurozonë. Për momentin janë 17 anëtarë ka thënë Merkel por shpreh besimin se Eurozona do të zgjerohet edhe më tej. Kam thënë më shumë se një herë ka shtuar kancelarja gjermane, se nëse falimenton euro, falimenton edhe Europa. Pikërisht vetë gjermanët kanë përfituar nga monedha euro, është shprehur ajo.