Siria denon vendimin e Lidhjes Arabe per pezullimin e misionit

Qeveria siriane ka dënuar vendimin e Lidhjes Arabe për të pezulluar misionin monitorues në Siri. Qeveria tha se ishte çuditur nga vendimi i Lidhjes dhe e ka cilësuar për të ardhur keq.
KS i OKB-së nga ana e tij po merr në shqyrtim një draft-rezolutë për Sirinë. Një delegacion i Lidhjes Arabe do të udhëtojë për në Nju Jork për t’iu adresuar anëtarëve të KS-së.
Misioni i Lidhjes Arabe u dërgua neë dhjetor në Siri për të monitoruar planin e paqes, që do t’i jepte fund gjakderdhjes në vend.
Vendimi i Lidhjes u mor pas shtimit të dhunës në disa qytete siriane, ku vetëm në 3 ditët e fundit, grupet dhe aktivistë të të drejtave të njeriut dhe zëdhënës të protestuesve dhe forcave rebele, njoftojnë se janë vrarë të paktën 300 persona në disa qytete.
Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në qytetin e Homsit, ku ka patur përleshje mes grupeve dezertore të ushtrisë dhe forcave të sigurisë qeveritare. Pamjet që qarkullojnë në internet, ato që kanë mundur t’i shpëtojnë censurës së Damaskut, tregojnë forca të shumta ushtarake në qytetin e Homsit, ku një pjesë e mirë e tyre kanë refuzuar të qëllojnë ndaj protestuesve të paarmatosur dhe kanë dezertuar.
22 vendet e Ligës Arabe prej disa javësh i bëjnë thirrje presidentit Bashar al-Assad që t’i japë fund dhunës në vend. Brenda vetë organizatës, disa vende anëtare i kanë bërë thirrje Assad-it të japë dorëheqjen. E tillë ishte deklarata e Mbretit të Jordanisë dhe e kryeministrit të Katarit, që i kërkoi presidentit sirian të tërhiqet nga pushteti dhe të lërë në këtë post zëvendësin e tij.