E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadiu, kryeson ekipin e produksionit

Baleti dhe balerinët e njohur shqiptarë në të gjithë botën do të jenë në qëndër të një dokumentari televiziv prej 30 minutash, i cili do të realizohet nga televizioni Italian “Rai 5”, me mbështetje të Ministrisë së Jashtme.
 

Balerini i njohur shqiptar në Itali Kledi Kadiu, kryeson ekipin e produksionit, i cili ka mbërritur në Shqipëri prej disa ditësh. Qëllimi i dokumentarit sipas balerinit të njohur Kledi Kadiu është përcjellja e imazhit pozitiv për Shqipërinë dhe shkollën e saj të baletit.
 

Kledi Kadiu zhvilloi një takim edhe me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto ku u diskutua edhe mundësia e hapjes së shtëpisë së shqiptarëve në Romë, e cila do të luaj rolin e një qëndre kulturore.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›