E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i parë që xhirohet me i-Pod

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 10:47

Të mërkurën në Firence të Italisë filluan xhirimet e filmit të parë që do të realizohet me një i-Pod Touch, brezi i fundit i prodhimeve Apple, i cili ka një kamerë të inkorporuar, që cila do të përdoret në vend të kamerës profesionale.

Regjisori që mori përsipër këtë iniciativë, Lorenco Berti, tha se titulli i filmit do të jetë “Filmi më i Bukur i Botës”, gjegjësisht, “Bombolone”.

Ngjarja e filmit flet për historinë e tetë të rinjve nën moshën 30-vjeçare, të cilët të luftojnë me një të ardhme të pasigurt. Përveç risisë për mënyrën e xhirimit të filmit, ky pritet të jetë edhe filmi me shpenzimet më të ulëta në historinë e kinematografisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›