E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka liri pa liri te medieve - E drejta humane per informim

bdquoNuk ka liri pa lirine e shtypit eshte kryefjala e njohur per te gjithe. Autokratet dhe diktatoret torturojne shtypin dhe gazetaret ne menyre qe te ruajne pushtetin e tyre. Ne menyre qe vetem e verteta dhe mendimi i tyre te mberrijne tek opinioni publik. Sepse ku nuk ka shtyp te lire nuk mund te zhvillohen as strukturat demokratike pasi nuk ka lufte te mendimeve midis alternativave politike midis qeverise dhe opozites nuk ka hapesire per shoqerine civile dhe organizatat e saj joqeveritare qe ato te kene ndikim ne politiken zyrtare.

Nuk ka liri pa lirine e shtypit ndash per shkak se lirite te cilat nuk mbrohen nga nje shtyp kritik nuk kane shume vlere atehere qeverite kufizojne te drejtat personale pa e kuptuar te tjeret. Autokratet ndalojne demonstratat si per shembull ne Siri duke hequr edhe te drejten qe kunder ketij ndalimi te protestohet. Autoritetet shkelin te drejten per respektimin e integritet fizik te njerezve si per shembull ne provincat kineze permes industrive shkaterruese te ambientit ndersa lajmet e tilla nuk arrijne asnjehere kryeqytetin Pekin.

Televizioni mediumi me me ndikim

Liria e shtypit eshte termi tradicional per te drejten e njeriut bdquoper te informuar dhe per tu informuar. Por ngjarjet e fundit ne Iran ashtu si dhe ne rajonet arabe ku shperthyen kryengritjet tregojne se kjo liri sot perfshin shume me teper se vetem mbrojtjen e mediave te shkruara. Mediumet me me ndikim qe kane thyer bllokaden informative te dinastive sunduese dhe te autokrateve jane televizioni satelitor i Al Xhazires televizioni Al Arabija dhe te tjerat. Ato kane arritur ti shfaqin njerzeve pertej kufinjve kombetare nje realitet krejt tjeter nga ai qe ofrojne kanalet televizive kombetare te kontrolluara nga shteti.

Tek brezat e rinj qe kane inicuar demonstratat ne Tunizi Egjipt dhe Libi kane ngritur barrikadat dhe shkaktuar kryengritjen komunikimi pa mediumet e reja sociale ne internet si Facebook apo Twitter eshte pothuajse i pamundur. Angazhimi qytetar dhe shoqeria civile sot nuk kane nevoje vetem per lirine e shtypit por per bdquolirine e shtypit ne nje kuptim shume me te gjere.

Bildunterschrift Mediet luajten rol te rendesishem ne kryengritjet e Pranveres Arabe. Censura sot me lehte e kapercyeshme

Sepse pikerisht shumellojshmeria dhe ekzistenca per krah njera - tjetres mes medieve te vjetra dhe te reja i hapin angazhimit qytetar mundesi te reja cdokush pavaresisht moshes njohurive teknike preferencave dhe mundesive per qasje ne perdorimin e medieve te shfrytezoje mediumin e tij ne menyre qe te marre pjese ne proceset demokratike ndash apo per te kerkuar procese te tilla ne vend.

Nese regjimi ashtu si ne Egjipt nje dite paralizon te gjithe telefonat mobile atehere informon televizioni satelitor. Dhe nese diten tjeter ne Kairo nuk arrin sinjali televiziv i Al Xhazires atehere demonstruesit komunikojne me njeri-tjetrin permes Twitter ne Sheshin Tahrir. Ne fund regjimit te Mubarakut nuk i mbeti tjeter pervec terheqjes pasi shumica e udheheqjes ushtarake nuk ishte e gatshme te perdorte dhunen kunder demonstruesve.

E nevojshme mbeshtetja kunder kundershtareve te fuqishem

Ndryshe eshte gjendja ne Libi. Aty ku Gadafi me mercenaret e tij nuk i druhet dhunes brutale dhe luftes se hapur kunder popullsise kryengritese liria e medias nuk mjafton per zbatimin e lirive te tjera demokratike. Lufta per lirine e medies shtypit dhe informacionit eshte nje perballje me kundershtare te fuqishem te atille qe kane arme burgje tortura administrative dhe gjyqtare te bindur.

Ketu puna qendron ndryshe ketu kerkohet kembengulje dhe durim. Ketu duhet te ndihmohen viktimat individuale te burgosurit dhe te kercenuarit. Ketu kerkohet mbeshtetja e levizjeve te lirise dhe e medieve. Dhe te vihen ne pune te gjitha levat per ti vene ne presion armiqte e lirise si ne rrafshin nderkombetar ashtu dhe ne vendin e tyre aty ku eshte e mundur.

Autor Michael Rediske / Esat Ahmeti
Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›