E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ditë për letërsinë në Mitrovicë

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 10:42

Prej 30 majit në qytetin e Mitrovicës janë zhvilluar aktivitet p shumta kulturore, në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës”. Manifestimi filloi me Festivalin e Komedisë, ndërkohë që me aktivitete të shumëllojshme do të vazhdojë deri më 31 korrik.

Paraprakisht, të enjten (sot) dhe të premten (më 17 qershor) Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës “Jakup Ceraja” organizon dy ngjaje letraro-muzikore. Të enjten mbrëma, duke filluar nga ora 19, shoqata organizon një mbrëmje letraro-muzikore, e cila do të zhvillohet në ambientet e Muzeut të Qytetit të Mitrovicë, duke filluar nga ora 19.

Ndërsa, të premten, duke filluar nga ora 11, shoqata e shkrimtarëve mitrovicas mban edhe pjesën tjetër të këtij aktiviteti letrar, e cila i kushtohet shënimit të jubileut të revistës letrare “Fjalë e Valë”. Kjo ngjarje do të mbahet në Bibliotekën Ndërkomunale “Latif Berisha”, në Mitrovicë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›