Dosjet Wikileaks, "Rikthimi i Fatos Nanos? Ende po e presim të ndodhë"
TIRANE-Raportet mes liderëve në Shqipëri kanë mbajtur për një kohë të gjatë peng politikën në vend. Ky duket të jetë shqetësimi i shprehur në mesazhet e dërguara nga ambasada amerikane në Tiranë drejt Departamentit të Shtetit, sa i përket profileve të udhëheqësve të politikës shqiptare. Kabllogramet flasin për pushtetin e fortë të kryeministrit Sali Berisha, problemet me të cilat përballet ai para zgjedhjeve, si dhe për situatën delikate ku ndodhet qeverisja e tij për shkak të shumë skandaleve. Ndërkohë, lideri i opozitës, Edi Rama shfaqet në këto mesazhe si një politikan që po përdor fushatat e tij elektorale për të tërhequr votuesit, ndërkohë që opozita është e limituar në atë që mund të arrijë përballë qeverisë në një sërë rastesh.
Kthimi
i Nanos
Një kabllogram i datës 27 tetor 2008, vë në dukje se roli i Fatos Nanos në politikën shqiptare ka qenë gjerësisht i debatuar, veçanërisht që nga largimi i tij nga pushteti dhe dorëheqja nga posti i kryetarit të PS-së në vitin 2005. "Fakti që i dorëzoi drejtimin e PS-së kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, dukej jo aq i zakontë për një politikan ambicioz dhe pritet që ai të rikthehet sërish në pushtet. Qëllimet e tij politike nuk janë të qarta dhe ndoshta veprimet e tij që prej 2005-ës kanë mungesë kohezioni", thekson mesazhi. Disa mendojnë se ai u largua nga politika për shkak të interesave të biznesit dhe ato personale; të tjerë mendojnë se ai do të kthehet në politikë sapo të gjejë një mundësi për të ardhur me bujë të madhe. "Flirti i fundit i tij me LSI-në e Ilir Metës e ka mbushur Tiranën me spekulime se rikthimi do të jetë i shpejtë", thekson mesazhi. "Megjithëse është larguar, Nano mbetet një forcë e madhe në PS, duke e përçarë këtë parti me grupin e njerëzve që nuk e kanë mbështetur kurrë Ramën. Pas verës së 2007-ës, kur Nano dështoi me përpjekjen e tij për presidencën, ai u shfaq përballë rivalit Rama me një fushatë dëgjimi për popullin, por e braktisi këtë nismë pas vetëm katër takimesh, ndërsa vetë Rama e vazhdoi fushatën e tij deri në fund", shton kabllogrami.
Takimi
me Berishën
"Shtrëngimi i duarve me Berishën gjatë bojkotit të vitit 2006-2007 nuk u pa si një rikthim triumfues prej burrë-shteti, të paktën nuk ishte ajo që Nano priste. Megjithëse takimi përmbushi një qëllim kryesor afatshkurtër, pamja e Berishës duke kërkuar këshilla dhe mbështetje nga njeriu më i korruptuar në politikën shqiptare dhe armiku i tij më i madh, u pa si oportunizëm nga të dyja palët", thekson kabllogrami. "Ka disa teori për qëllimet e Nanos: disa besojnë se ai u mbajt larg pushtetit nga një marrëveshje Berisha-Rama, në mënyrë që të mos fitonte presidencën, ku u vendos menjëherë Bamir Topi. Të tjerë sugjerojnë se Nano e ka lënë mënjanë politikën për të ndjekur ekskluzivisht interesat e tij të biznesit nëpërmjet lidhjeve politike dhe sociale", theksohet në të. Ndër komentet e ambasadës amerikane thuhet se "është e mundur që dështimi me presidencën dhe mungesa e një momenti të mirë për të, tregojnë se Shqipëria e ka kapërcyer epokën 'Nano'. Por pak vetë besojnë se ai është larguar përfundimisht nga politika dhe mund të kthehet në çdo kohë".
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)