E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, në Pukë rrezik disa banesa. Në Lurë kërcënohet Parku

TIRANE-Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me pyje pishe në fshatin Zath në Pukë, ndërkohë që raportohet se vatra e zjarrit po i afrohet me shpejtësi edhe banesave, duke rrezikuar 10 prej tyre.
Dy zjarrfikëse janë nisur në vendgjarje, por flakët përparojnë ndjeshëm si për shkak të temepraturave të nxehta por edhe pasi pyjet janë me pisha dhe ndizen me shpejtësi.

Zjarret në Lurë ende aktive
Nderkohe vazhdojnë të jenë tepër aktive vatrat e zjarrit në pyjet e Lurës.
Burime nga vendgjarja thonë se flakët e zjarrit po kërcënojnë sot edhe Parkun Kombëtar të Lurës. Flakët e zjarrit prej tre ditësh kanë shkatërruar një masiv prej më shumë se 50 ha kryesisht me pisha dhe drurë halorë.
Forca të shumta ushtrie dhe zjarrfikës nga Burreli, Bulqiza dhe Dibra po luftojnë me flakët të cilat janë mjaft të vështira per tu shuar kjo për shkak të terrenit tepër të thyer malor. Në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një avion por edhe ndërhyrja e tij nuk e ka normalizuar situaten.

Vatra të izoluara në këtë rreth janë shënuar në Krrabe, Gjegjan dhe Iballë. Zjarrfikeset jane angazhuar vecanerisht ne mbrojtje te transmetuesve televizive. Nderkohe vazhdojne te jene aktive prej 4 ditesh vatrat e zjarrit edhe ne vendin e quajtur KRROI I BARDHE ne Gramsh . Edhe ketu eshte shume e veshtire nderhryja e zjarrfikeseve per shkak te terrenit malor.Per shuarjen e tij jane angazhuar sherbimi pyjor dhe komuniteti

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›