E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Dibër, rrezikohet Parku Kombëtar i Lurës

Zjarret prej tre ditësh në zonën e Dibrës kanë shkrumbuar pyje në Parkun e Lurës. Zjarri është aktivizuar prej tre ditësh dhe sot ka përpirë sipërfaqe të tëra me pyje nga Parku Kombëtar i Lurës. Mësohet se rrezikohen të digjen nga flakët e zjarrit disa hotele aty pranë.

Ne vendgjarje kanë shkuar zjarrëfikëse nga Burreli, Bulqiza dhe Dibra, ndonëse diten e djeshme, dy avionë kanë ndërhyrë disa herë nga ajri, por përsëri nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve. Situata paraqitet emergjente pasi temperaturat e nxehta favorizojnë përparimin e flakëve. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse nuk e kanë ndalur asnjë çast punën në terren.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›