E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet raporti mimet e pajisjeve mbi mesataren e BE

/ /

Sipas Eurostat-it indeksi i nivelit te cmimeve per nje sere pajisjesh dhe makinerish ne vendin tone kalojne edhe mesataren evropiane edhe pse me nje apo dy per qind. Referuar raportit te fundit te Eurostat-it Shqiperia ka indeksin e nivelit te cmimeve per investimet 58 per qind nga 100 per qind qe eshte mesatarja europiane por kjo shifer edhe pse me inkurajuese po ta krahasojme me rajonin serish mbetet e larte. Referuar indeksit te nivelit te cmimeve per makinerite dhe pajisjet vendi yne renditet mbi mesataren europiane. Per makinerite dhe pajisjet indeksi i nivelit te cmimeve per vendin tone eshte 101 per qind nga 100 qe eshte mesatarja europiane e BE 27-s. Produktet e metalit dhe pajisjet jane nje tjeter kategori qe mat Eurostat-i dhe ku vendi yne shenon nivelin 97 per qind. Pajisjet elektrike dhe optike sic edhe eshte konfirmuar kane pasur edhe kete vit nje tendence ne rritje te cmimit por sipas Eurostat-it qe vleresimin e ka bere per vitin 2009 indeksi ka shenuar nivelin 103 per qind cka krahasuar me mesataren e vendeve te Bashkimit Europian eshte 3 per qind me lart. Nderkohe qe edhe pajisjet e transportit nuk renditen me poshte sesa mesatarja e BE 27-s. Nese kjo e fundit eshte 100 per qind ne Shqiperi indeksi i nivelit te cmimeve eshte 101 per qind. Me te shtrenjta duket se jane programet softuere te cilet duhet te blihen nga kompanite. Nje nga keshillat e institucioneve nderkombetare financiare sidomos Bankes Boterore ka qene qe biznesi te fuse ne pune teknologjine dhe inovacionin ku nuk bejne perjashtim edhe programet kompjuterike por me nivelin e cmimeve qe kane keto te fundit duket se kjo eshte e veshtire. Lidhur me softueret ne Shqiperi niveli i indeksit te cmimit shenon 105 per qind pra plot 5 per qind mbi mesataren europiane.
Ndertimi
Niveli i indeksit te cmimeve per ndertimin duket se eshte edhe me i liri ne vendin tone. Keshtu sipas Eurostat-it ky indeks shenon 44 per qind. mimi per ndertimin dhe komponentet e tij paraqitet me i lire. Keshtu per ndertimet rezidenciale pra pallatet indeksi i nivelit te cmimeve eshte sa 42 per qind e mesatares europiane te vleresuar si 100 per qind. Per ndertimet jorezidenciale indeksi eshte ne nivelin 42 per qind kurse per punet inxhinierike me aspekt social indeksi vleresohet sa gjysma e mesatares europiane 50 per qind.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›