Një në pesë të rritur pranon se urinon në pishinë
Share
Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se 20 përqind e të rriturve urinojnë në pishinë. Ndërkohë që shumë prej nesh shkojnë në pishinë për të shmangur vapën, jo pak njerëz e shohin pishinën si banjo. Për më tepër, nuk është klori ai që ua bën sytë e kuq. Tani e dini përgjigjen. Një tjetër problem sipas ekspertëve të shëndetësisë dhe higjienës në Britani është se shtatë në dhjetë persona pranojnë se zhyten në ujë pa bërë një dush përpara. D.m.th për tu larë tamam.