Trafik për tu ngjitur në majën e Everestit (FOTO)
Disa alpinistë shqiptarë thonë se ia kanë dalë të ngjiten në majën e Everestit për 100 vjetorin e Pavarësisë. Por këto foto kanë habitur mbarë botën. Një rresht i gjatë njerëzish presin të ngjiten në majën e malit Everest.
Për fat të keq fotot janë realizuar një ditë përpara një prej katastrofave më të rënda në 16 vite në Everest, ku gjetën vdekjen katër alpinistë.
Personi që ka shkrepur fotot, Ralf Dujmovits, ka folur për ketë ngjarje. Gjermani 55 vjeçar, një nga ekspertët më të njohur për ngjitjen e maleve, është i terrorizuar nga fakti se sa shumë njerëz tentojnë të ngjisin malin tani. Ai thotë se këta alpinistë pa eksperiencë thonë se e bëjnë për hobi. Njëherë ai kishte parë një amerikan duke tentuar të ngjisë malin më të madh në botë me një biçikletë me vete.
Duke parë atë varg njerëzish, kisha një përshtypje se jo të gjithë do të ktheheshin, thotë ai.
Ai thotë se njëkohësisht ishin 39 ekspedita që po zhvilloheshin me më shumë se 600 njerëz.


