E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cerrikut, te pandehurit braktisin procesin

Tirane- Te pandehurit e akuzuar per masakren e Cerrikut ne 23 mars te vitit 1997, ne te cilen humben jeten 6 gardiste, kane braktisur sallen ne menyre demonstrative. Largimi ka ardhur menjehere, pas deklarates se bere nga avokati Ardian Vishaj, i cili tha se i pandehuri ishte duke treguar ato qe i kishte mesuar prokuroria. Ndersa me pas ka qene i pandehuri Llazar Bicja, ai qe i eshte drejtuar nje prej prokuroreve, qe te largohej nga ky proces pasi ishte i njeanshem. Gjate procesit te djeshem gjyqesore i penduari i "bandes" ka mbajtur te njejtin qendrim ne lidhje me deklaratat e tij. I pyetur nga mbrojtesit, se me cfare ishte qelluar mbi gardistet, Bujar Buzani ka shpjeguar se ata ishin qelluar me kundratank, nga ana e djalit te tezes se tij, Arjan Toskes. Ndersa me tej ka shtuar se ka qene i pandehuri Roland Xhepaxhiu, ai qe ia kishte bere dhurate kundratankun Toskes. Deklaratat e bera nga ana e te penduarit, jane nderprere here pas here nga ana e te pandehurit Arjan Toska, i cili i eshte drejtuar gjykates duke i thene se: "E ktheu gjykaten ne xhami ky", pas cdo deklarate dhe permendjes se Zotit nga ana e Buzinit. Por gjykata e ka kritikuar te pandehurin, duke i vene ne dukje se ai do shprehej ashtu sic deshironte. I pandehuri Buzani ka treguar se Arjan Toska, i kishte kerkuar atij qe te deklaronte se me kundratank, kishte qelluar Sokol Buzani, tashme i vdekur. Sipas te pandehurit, Arjan Toska kerkonte qe t'ia kalonte pergjegjesine vellait te tij te vdekur. Kjo kerkese mesohet se i ishte bere te pandehurit, ne momentin qe ata ishin vene ne dijeni se prokuroria kishte rihapur hetimet, per ngjarjen e gardisteve. Procesi i djeshem eshte shoqeruar edhe me detaje ne lidhje me mungesen e dy te pandehurve Meti Bozi dhe Tomorr Buzani, per te cilet gjykata deklaroi mungesen e tyre. Dy te pandehurit shpjegonin se nuk mund te ishin prezent ne procesin e djeshem gjyqesor, pasi nuk ndiheshin mire nga ana shendetesore. Mbrojtesit i kerkuan gjykates qe te shtyhej procesi gjyqesore, ne menyre qe dy te pandehurit te ishin prezent ne salle, por kjo kerkese nuk u more parasysh nga ana e gjykates. Nente te pandehurit e ketij procesi akuzohen per veprat penale te "vrasje ne rrethana te tjera te cilesuara", ndaj punonjesve te policise dhe ushtarakeve gjate detyres, kunder dy ose me shume personave, te kryer ne bashkepunim ne dem te shtetasve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi, si dhe "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" te mbetura ne tentative, ndaj punonjesve te policise dhe ushtarakeve gjate detyres, kunder dy ose me shume personave, te kryera ne bashkepunim ne dem te shtetasve Gjergj Gjka, Ded Margjoka, Ferd Laska, Pjeter Nikolli, Pjeter Guda, Agron Kulicaj, Pashk Ndreca, Dritan Hasa, Agim Biberi, Paulin ( Vladimir) Ndoka, Petrit Nikolli, Luan Prenga, Fari Metaliaj, Petrit Gjoka, Pashk Doda dhe Sokol Kuca.

Te pandehurit

Bujar Buzani,

Roland Xhepexhiu,

Entel Gashi,

Arian Toska,

Llazar Bicja,

Meti Bozi,

Tomor Buzani,

Alban Toska

Skender Cani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›