E Diel, 1 Nëntor 2026

E rrihte burri, pi benzine 37 vjecarja

Kavaje- Tenton t'i jape fund jetes, pasi nuk ka mundur t'i duroje dot keqtrajtimet e bashkeshortit te saj. M.L 37 vjece ka konsumuar dy dite me pare, nje sasi lende djegese e llojit benzine, duke u shtruar ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Policia e Kavajes, ka vene ne pranga dy dite me pare bashkeshortin e 37 vjecares. Xhemali L., 41-vjec, lindur dhe banues ne Golem, akuzohet per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes".

Ngjarja

M.L 37-vjece, lindur dhe banuese ne Golem sapo eshte gjendur e vetme ne banesen e saj, ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme benzine, nje menyre e zgjedhur prej saj per t'i dhene fund jetes. Kane qene familjaret ata qe e kane gjetur te demtuaren dhe e kane derguar ne spital, per te marre ndihmen e pare mjekesore. Sipas mjekeve, gjendja e saj eshte e rende e per pasoje, kjo shtetase ndodhet ne rrezik per jeten. Nga hetimet e para te kryera nga policia ka rezultuar se veprimi i 37-vjecares, ka ardhur pas keqtrajtimeve te bashkeshortit te saj, i cili dyshohet te jete edhe autori, per veprimin e gruas. Xhemali L., mesohet se ne menyre sistematike ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike, ndaj bashkeshortes se tij. Madje ky i fundit mesohet se vinte i dehur ne banese, ku edhe rrihte bashkeshorten. Menjehere sapo ka marre njoftim per ngjarjen, oficeret e Policise Gjyqesore prane Komisariatit te Policise Kavaje, kane shoqeruar dje 41-vjecarin, per ne qelite e paraburgimit, ne pritje per te dale para gjykates.

Akuzat

Prokuroria e Kavajes e cila po kryen hetimet ka ngritur ndaj 41-vjecarit, akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes". Ne Shqiperi, rastet e dhunes familjare vazhdojne te jene nje problem serioz per policine. Nje nga objektivat e ketij institucioni, eshte parandalimi i ketij fenomeni. Per kete jane ngritur struktura te posacme dhe gjithashtu eshte aprovuar nga shteti shqiptar nje ligj i ri, per t'iu ardhur ne ndihme personave te demtuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›