Kaidanow: Prishtina dhe Beogradi të diskutojë direkt
Prishtinë- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tina Kaidanow ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë për çështjet që kanë të bëjnë me jetën e të gjithë njerëzve në Kosovë, e sidomos të atyre serbë. Ajo gjithashtu ka shfaqur bindjen e saj se, “do të ketë edhe më shumë njohje të Kosovës”. "Do të ishte mirë sikur Kosova dhe Serbia të gjenin një mënyrë për t’i zgjidhur këto çështje, dhe jo patjetër nëpërmjet bisedimeve direkte”, ka thënë Kaidanow për radion “KIM”, dhe ka shtuar se shpreson që me ndërmjetësim të BE-së do të gjendet mënyra për bisedime, sepse, sipas saj, “BE-ja i pranon të dyja palët”.
Kaidanow po ashtu ka thënë se të gjithë e kanë të qartë se në këtë pjesë të Evropës ekzistojnë probleme të pazgjidhura, mirëpo qeveria amerikane shpreson që shtetet e rajonin, bashkërisht, do të arrijnë t’i zgjidhin ato.
"Serbia është pjesë e kësaj, mu sikur edhe Kosova, Bosnja, dhe shpresojmë që të gjithë njerëzit do të punojnë bashkërisht për t’i zgjidhur këto probleme, dhe nëse nuk veprojnë kështu kjo do të ishte në dëm të tyre”, ka thënë ambasadorja amerikane.
Kaidanow po ashtu ka thënë se Kosova do të konkurrojë për t’u pranuar në institucione të ndryshme ndërkombëtare financiare. "Mu sikur ka paralajmëruar presidenti (i Serbisë Boris) Tadiq, Serbia nuk do ta kundërshtojë këtë gjë”, ka thënë Kaidanow, duke shtuar se, sa i përket konkurrimit në organizatat tjera – duhet shikuar në të ardhmen, pasi që, “secila organizatë ka rregullat e veta”.
Kaidanow gjithashtu ka shprehur bindjen e saj se, do të ketë më shumë njohje të Kosovës – ndërsa ka vlerësuar se viti i kaluar ka qenë i mirë për të gjitha bashkësitë në Kosovë. /telegrafi/start/