E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Kosova nuk është shtet

Beograd- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në prag të një vjetorit të pavarësisë së deklaroi se të gjithë e kanë të qartë se Kosova nuk është shtet”, duke i kujtuar etnisë serbe në Kosovës se qeveria e Beogradit do të jetë përkrah tyre. “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia legjitimitetin e saj do ta mbrojë me mjete diplomatike e juridike para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”-tha presidenti serb duke përsëritur idenë e mos njohjes së Republikës së re të Kosovës.

“Kosova është çështja jonë më e rëndësishme dhe më e ndjeshme, por edhe e sigurisë rajonale dhe evropiane”-shtoi më tej ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›