E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti ajror, Sejdiu telegram ngushëllimi Obamës

Prishtinë-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nëpërmjet të cilit i shprehu ngushëllimet e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për aksidentin tragjik ajror në Buffalo. Aksidenti i ndodhur disa ditë më parë i mori jetën 50 personave.

“Ju shkruaj, në enër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të njerëzve, për shkak të rrëzimit të aeroplanit në Buffalo, NY. Populli i Kosovës është me ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre”-shkruan Sejdiu në telegramin e ngushëllimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›