E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestina kërkon gjykimin e Izraelit

Jeruzalem - Ministri i Drejtësisë dhe ai i Jashtëm i Autoritetit palestinez i kërkuan Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë të hetojë lidhur me "krime lufte" të kryera nga ushtria izraelite. Ministri i Drejtësisë tha se krimet e Izraelit nuk mund të ngelen të pa ndëshkuara dhe rikujtoi se gjatë sulmeve 3 javore në Rripin e Gazës humbën jetën më shumë se 300 palestinezë.

Ndërkohë bëhet e ditur se ka filluar puna e Këshillit të Hetimit të Kombeve të Bashkuara që është i ngarkuar me detyrë të hetojë sulmet e bëra nga Izraeli mbi ndërtesat që i përkisnin Kombeve të Bashkuara. Sipas zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara këshilli do të përbëhet nga 4 anëtar të cilët së afërmi do të shkojnë në rajon për të hetuar ngjarjen.

Këshilli në fjalë, pasi të mbarojë hetimet e tij, raportin e përgatitur do t’ia paraqesë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›