E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Indi, 16 të vdekur, 161 të plagosur

Nju Delhi - Të paktën 16 persona kanë gjetur vdekjen dhe 161 të tjerë janë plagosur dje, pas daljes nga shinat të 16 vagonave të një treni të linjës Kolkata (në lindje)-Madras (në jug), njoftoi një zëdhënës i kompanisë hekurudhore të Indisë Lindore. Vagonët e trenit ekspres Coromandel dolën nga shinat për një arsye ende të panjohur në Jajpur, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Orissa, Bhubanesëar, shtoi ai. Rrjeti indian i transportit hekurudhor, që vazhdon të jetë mënyra më e përdorur e udhëtimit në vend për distancat e gjata, pavarësisht konkurrencës së ashpër të shoqërive ajrore private, transporton çdo ditë rreth 18,5 milionë pasagjerë.

Rreth 300 aksidente hekurudhore regjistrohen çdo vit në Indi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›