Tevez: Silva transferi më i mirë i Cityt

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka lavdëruar mesfushorin spanjoll David Silva, duke thënë se ai është transferimi më i mirë që ka bërë skuadra e tij.
25-vjeçari shkoi te City nga Valencia gjatë verës për shumën prej 24 milionë paund, ndërsa Tevez thotë se spanjolli i ka dhënë një dimension shtesë ekipit anglez.
“David Silva është transferimi më i mirë që kemi bërë. Ai është nga ata lojtarë që mund ta fitojë ndeshjen”.
“Ai mund të të ofrojë pasime të cilat të nxjerrin ballë për ballë me portierin. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në skuadër”, ka thënë argjentinasi për faqen zyrtare të Cityt.