Kaiserslauterni e shkarkon trajnerin

Kaiserslautern ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin Marco Kurz, dy ditë pas humbjes së radhës së klubit gjerman në kampionat.
Fatale për Kurz ishte humbja 4:1 e pësuar të dielën nga Schalke, e cila e ngriti në 16 numrin e ndeshjeve pa fitore për kuqezinjtë, të cilët tash gjenden vetëm 6 pikë larg zonës së rrezikimit.
Klubi nga Bundesliga ka njoftuar se zëvendësi i tij, Oliver Schaefer dhe trajneri i portierëve, Gerry Ehrmann, do ta drejtojnë ekipin derisa të emërohet trajneri i ri. Për momentin nuk përmendet ndonjë opsion.